Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka deklaruar se në territorin e kësaj komune ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infektimit të kafshëve nga sëmundja e “lëkurës së ënjtur”.

“Ekipet e veterinerëve ditëve të fundit kanë vizituar 49 amvisëri në territorin e komunës dhe nuk kanë shënuar asnjë rast të infektimit të lopëve nga “lëkura e ënjtur”. Ky aksion është duke vazhduar”, ka thënë Arsiq.
Përveç infektimit të 12 kafshëve në fshatin Ravna Banjë, të cilat janë eliminuar javën e kaluar, në territorin e komunës së Medvegjë deri më tani nuk janë shënuar raste të reja të “lëkurës së ënjtur”.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues