Medvegjë – Në territorin e komunës së Medvegjës ka filluar trajnimi për gerento-amvise të cilin e realizon Zyra për Zvogëlimin e Varfërisë e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Shoqata e qytetarëve “Elan” nga Medvegja, në mbështetjen partnere të vetqeverisjes lokale, ka aplikuar me projektin “Përkrahja e mekanizmave inovativ të angazhimit punues të Romëve dhe kategorive të tjera të qytetarëve të rrezikuar social”.

Trajnimi mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Shëndetit në Medvegjë dhe përfshin 26 kandidatë të trajnimit. Edukator i trajnimit është shoqata e qytetarëve Qendra për Edukim “Osmeh”, nga Vllasotinca.
„Jam e kënaqyr me numrin e kandidatëve të cilët janë të interesuar për trajnimin dhe më vjen mirë që këta njerëz, pas trajnimit dhe dhënia e provimit, do të ketë mundësi për punësim të lehtë”, tha Ivana Koviniq, koordinator i projektit.
Trajnimin e ka hapur kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, dhe me këtë rast të kandidatëve i ka dëshiruar shumë sukses në punë.
Projektin e financon UE-ja, Qeveria e Zvivrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Progresit Europian.
Burimi: Info Qenra Jug dhe Trupi Koordinues