Medvegjë – Në sallën e Kuvendit Komunal të Medvegjës, dje është mbajtur shkolla dimërore e prodhuesëve bujqësor të cilën e ka organizuar shërbimi profesional bujqësor këshilldhënës nga Leskoci.
Medvegjë – Në sallën e Kuvendit Komunal të Medvegjës, dje është mbajtur shkolla dimërore e prodhuesëve bujqësor të cilën e ka organizuar shërbimi profesional bujqësor këshilldhënës nga Leskoci.
Në organizimin e edukimit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e shtëpisë së farës “NS Seme” dhe përfaqësusëve të firmës së plehrave mineral “Pllanta”.
Me rastin e hapjes së shkollës, bujqëve të cilët ishin të pranishëm me numër të madh iu është drejtuar kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, si dhe drejtori i shërbimit profesional bujqësor këshilldhënës në Leskoc, Bratisllav Peshiq. Me këtë rast Arsiq ka paralajmëruar investime të konsiderueshme në bujqësi në territorin e komunës së Medvegjës për këtë vit por edhe për vitet e ardhshme.
Në ligjeratë vëmendje të veçantë iu është kushtuar prodhimeve të pemtarisë, ushqimit mineral të pemëve dhe përdorimit të drejtë të plehërave.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues











