Medvegjë – Shoqata e Mësuesve të Medvegjës dhe Lebanit në shkollën "Vuk Karagjiq" organizoi dy seminare për mësimdhënësit dhe mësimdhënëset në temën e teksteve digjitale dhe ndërlidhjes në mes lëndëve në ligjërim dhe mësim…
Medvegjë – Shoqata e Mësuesve të Medvegjës dhe Lebanit në shkollën "Vuk Karagjiq" organizoi dy seminare për mësimdhënësit dhe mësimdhënëset në temën e teksteve digjitale dhe ndërlidhjes në mes lëndëve në ligjërim dhe mësim. Seminari u ndoq nga mësues nga Medvegja dhe Lebani, ndërsa mysafirë të seminarit ishin punëtorët arsimor nga Kamenica e Kosovës.
Qëllimi i seminarit ishte përmirësimi dhe modernizimi i mësimdhënies duke përdorur mësimin interaktiv digjital në procesin mësimor. Ky është një proces shumë i rëndësishëm për shkak se jetojmë në epokën e digjitalizimit dhe është e rëndësishme të prezantojmë arsimtarët me një shumëllojshmëri të mundësive të mësimdhënies me zbatimin e mësimdhënies digjitale, si dhe inkurajimin e arsimtarëve për të zbatuar mësime interaktive, duke përmirësuar dhe modernizuar procesin mësimor, është theksuar në seminar.
Lubinka Bogdanoviq, kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Medvegjës dhe Lebanit, theksoi se seminare të tilla janë shumë të rëndësishme dhe se kjo organizatë në mënyrë të rregullt i organizon këto.
"Sot kemi dy seminare për punëtorët arsimor. Seminaret janë të akredituara, dhe gjithashtu kemi ligjërues edhe nga Ministria e Arsimit”, tha Lubinka Bogdanoviq.
Ajo shtoi se të ftuar të seminarit ishin kolegët e tyre nga shkolla fillore "Desanka Maksimoviq" nga Kosovska Kamenica me të cilët ata kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Arsye e mbledhjes së tyre, përveç seminarit, ishte përvjetori i Shoqatës së Mësuesve Medvegjë dhe Leban.
Burimi: Qendra Jug dhe Trupi Koordinues











