Medvegjë – SHF “Jabllanica e Epërme” në Medvegjë, është e gatshme që ta nis vitin e ri shkollor 2016/2017. Shkolla për kohën e pushimit veror ka kryer të gjitha përgaditjet për fillimin e punës. Do të pastrohen të gjitha hapësirat, të sanohen prishjet dhe të rregullohen bankat dhe ulëset.

Në vitin shkollor 2016/2017, shkollën e ndjekin 370 nxënës, ku në mesin e tyre do të jenë edhe 52 fatosa të ndarë në dy paralele, të cilët u pritën në mënyrë solemne përmes një aktiviteti të organizuar. Numri i nxënësve nuk është definitive sepse vie deri tek fluksi apo lëvizja e nxënësve të caktuar, kështu që gjendja reale do të konfirmohet për dhjetra ditë.
Drejtoresha e këtij institucioni arsimor, Sllavica Gjoniq, ka thënë se shkolla ka mësim të qasur profesional, veçanërisht për lëndët fizikë dhe gjuhë engleze, për të cilat mësimi realizohet në paralelet e kombinuara në gjuhën shqipe.
„Sa i përket punës së shkollës, duke përfshirë mësimin, udhëheqjen dhe punët administrative dhe financiare, si dhe mardhëniet ndërnjerëzore, është e njohur se ajo sillet në vend të lartë, jo vetëm në komunën e Medvegjës, por edhe në territorin e Rrethit të Jabllanicës”, ka thënë drejtoresha Gjoniq.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues