01.01.2026.

NË MATERNITETIN E PRESHEVËS PËR NJË VIT KANË LINDUR 80 FOSHNJE

  • In Lajme
  • 12. August 2016.
  • 34 Views
NË MATERNITETIN E PRESHEVËS PËR NJË VIT KANË LINDUR 80 FOSHNJE

Preshevë – Në maternitetin e Preshevës, të hapur para një viti, deri më tani kanë lindur 80 foshnje nënat e të cilave janë nga Presheva dhe Bujanoci, ka deklaruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti.

Preshevë – Në maternitetin e Preshevës, të hapur para një viti, deri më tani kanë lindur 80 foshnje nënat e të cilave janë nga Presheva dhe Bujanoci, ka deklaruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti.

Sahiti ka thënë se problemi fillestar mungesa e kuadrove, tani më plotësisht është tejkaluar duke iu faleminderuar faktit se në maternitet përkohësisht punojnë edhe mjekët nga Vraja dhe Bujanoci, ndërsa pritet që tri mjeke nga Presheva të kthehen nga specializimi.

“Materniteti jashtëspitalor punon në tri ndërrime dhe pa asnjë problem. Vitin e kaluar shpeshë kemi pranuar edhe gra të cilat si refugjate nga Lindja e Afërt janë paraqitur në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve në Preshevë. Tani kjo ndodhë më radhë, mirëpo asnjëra nga ato nuk ka mbetur në Preshevë që të lind, të gjitha kanë vazhduar rrugën menjëherë pas marrjes së dokumentave”, ka thënë Sahiti.

Sahiti ka thënë se ka ndodhur që shtatëzënat në mesin e refugjatëve nga Lindja e Afërt të rrefuzojnë mjekimin, vetëm e vetëm që sa më shpejtë të vazhdojnë rrugën në drejtim të perendimit të Europës.

Në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve të Lindjes së Afërt në Preshevë, të hapur në fillimin e korrikut të vitit të kaluar, për një vit janë regjistruar më shumë se 600.000 refugjatë, në mesin e të cilëve edhe gratë të cilat ishin në fund të shtatëzanisë.

Materniteti jashtëspitalor i cili ndodhet në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, është hapur në fund të vitit të kaluar. Per rekonstruktuimin  dhe pajisimin e hapësirave të maternitetit janë harxhuar 1.5 milionë euro. Paratë janë siguruar nga Qeveria e Serbisë dhe Zvicrrës dhe vetqeverisja lokale.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака