Beograd – Ministrat e punëve të brendshme të Serbisë, Austrisë dhe Hungarisë, dje kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me të cilin këto tri shetet janë marrë vesh për zbatimin e masave të përbashkëta për qëllim luftimit të emigrimeve ilegale.

Beograd – Ministrat e punëve të brendshme të Serbisë, Austrisë dhe Hungarisë, dje kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me të cilin këto tri shetet janë marrë vesh për zbatimin e masave të përbashkëta për qëllim luftimit të emigrimeve ilegale.
Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me këtë memorandum është paraparë formimi i ekipeve të përbashkëta hulumtuese për qëllim të zbulimit të kontrabandimit me njerëz, si dhe përforcimit të patrullave të përbashkëta në kufijtë shtetëror në Serbi.
Ministri i Policisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se detyra e Serbisë është që t’i mbrojë kufijtë e vet, por edhe për njerëzit të cilët i përmbushin kushtet për fitimin e azilit ato t’ua mundësojë.
Stefanoviq ka thënë se në takim është dakorduar që njëra nga masat konkrete do të jetë patrullat e përbashkëta të përziera të policëve serb, austriak dhe hungarez në kufirin me Serbinë dhe Maqedoninë.
Numri i emigrantëve bazuar në vitin e kaluar është rritur për tri deri në katër herë”, ka thë Stefanoviq, duke theksuar se për zgjidhjen e problemit të emigrimeve ilegale është e nevojshme të përpilohet zgjidhje strategjike me masa konkrete.
Ministresha e Austrisë, Johana Mikëll-Llajtner, ka theksuar se zgjidhja e këtij problem është solidariteti i nevojshëm në mes shteteve, duke shtuar se praktika ka treguar se takimet trilaterale në mes të Austrisë, Serbisë dhe Hungarisë kanë dhënë zgjidhje të mira.
Duke theksuar se Serbinë e sheh si vend i ardshëm anëtar i UE-së, Mikëll-Llajtner ka thënë se Autria do të dërgoj një numër të policëve me paisjet e nevojshme në Serbi, në mënyrë që t’i ndihmojnë policëve serb për mbrojtjen e kufirit.
Ministri hungarez i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Shador Pinter, ka vlerësuar se vetëm me bashkëpunimin e gjithë vendeve mund të arrihen rezultatet e mira.
Burimi: Tanjug, Mondo dhe Trupi Koordinues











