Vranjë – Në rrethin e Pçinjës deri dje në vizitën triditore ka qenë grupa prej 35 gazetarëve vendas dhe të huaj.Në grupin e transmetuesve të diskursit publik ishin gazetar të akredituar të mediave shkruese dhe elektronike nga Gjermania, Britania e Madhe , Franca, Italija, Austria, Greqia, Spanja, Turqia, Rusia, Bugaria dhe departamenti për media të misionit OEBS në Sërbi, shtëpit informative vendase RTS, B 92, Prva, Tanjuga, Beta, Politika, Blic, Lajmet e mbrëmjes, dhe përfaqësues të Bordit ekzekutiv NUNS-i dhe Qendra e Mediave nga Beogradi.

Për gazetarët është organizuar pritje, ndërsa i është drejtuar kryetari i rrethit të Pçinjës Budimir Mihajlloviq, i cili foli për ekonominë dhe situatat ekonomike në jug të Sërbis. Kryetari i qytetit të Vranjës Mirolub Stojçiq të pranishmit i njoftoi me historinë dhe trashëgimin kulturore të Vranjës dhe me projektet e realizuara dhe investimet kapitale që janë zbatuar në bashkëpunim me partnerët vendas dhe të huaj.
Zëvendes kryetari Igor Andonov dhe kryetari i Kuvendit Slobodan Stamenkoviq foli rreth potencialeve turistike të Vranjës dhe për atë se si funksionon kuvendi shumë-partiak lokal.
Zëvendes kryetari Igor Andonov tha se është në kontak me ambasadën italiane me të cilën negocionon rreth mbajtjes së ,, Javes se kultures italiane“ në Vranjë.
Përfaqësuesit e menaxhmentit të qytetit iu përgjegjën pyetjeve të gazetarëve të cilët me shumë të interesuar ishin rreth marëdhenieve ndër-etnike në Jug të Sërbis dhe problemet në firmat e privatizuara.
Gazetarët e vizituan manastirin Prohor Pcinjski, komunën e Preshevës dhe Buajnocit dhe bazën ushtarake „Jug“. Organizator i vizitës ishte qendra për Media nga Beogradi, me mbështetjen e Fondit për shoqëri të hapur dhe logjistikë,, Gazeta e Vranjës“ dhe qendra për Media nga Vranja.