29.12.2025.

NDËRMARRËSVE NGA JUGU I SERBISË I`U JANË NDARË 51 MILION NGA BUXHETI

  • In Lajme
  • 21. November 2014.
  • 33 Views
NDËRMARRËSVE NGA JUGU I SERBISË I`U JANË NDARË 51 MILION NGA BUXHETI

Kryetari i Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sëbashku me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe atë të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviqin, si dhe me përfaqësuesin e komunës së Preshevës nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, Ilir Sadriun, kanë dorëzuar kontratat ndërmarrësëve nga këto tri komuna të cilët në konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme kanë fituar subvensione.

Stankoviq ka thënë se mjetet stimuluese i kanë marrë 21 ndërmarrës nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët kanë detyrim që në bazë të përmirësimit të prodhimit të punësojnë 85 punëtorë të rinj.

 „Nga buxheti i Republikës së Serbisë përmes Trupit Koordinues, për kompanitë e mësme dhe të vogla në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë qenë të ndara 60 milion dinarë, miërpo janë ndarë 51 milion dinarë, sepse të gjithë konkuruesit nuk i kanë përmbushur kushtet e konkursit, as nuk kanë pasur dokumentet e kompletuara“, ka thënë Stankoviq. Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se me këtë program Qeveria e Serbisë përmes Trupit Koordinues, synon t’a ndihmojë zhvillimin ekonomik e këtyre komunave, ashtu që ndërmarrësia e këtij territori të bëhet konkurente dhe të arrijw punësime të reja.

Ai ka shtuar se Trupi Koordinues bën analizën e mjeteve të harxhuara stimuluese të cilat janë ndarë viteve të fundit në konkurset për kompanite e vogla dhe të mesme në këto tri komuna të jugut të Serbisë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me këtë rast ka deklaruar se komuna duke i’u faleminderuar këtyre stimujve ka mundësi që ekonomikisht të përparojë. Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës, ka faleminderuar të gjithë që kanë punuar në këtë konkurs dhe në zgjedhjen e kompanive nga Medvegja dhe ka thënë se kjo shumë ndikon edhe për vet komunën. Përfaqësuesi i komunës së Preshevës nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, Ilir Sadriu, tha se programi ekonomik ka dhënë një kontribut të madh dhe ka mundësuar që të rritet numri i të punësuarëve, duke thënë se ky është një hap shumë pozitiv, si dhe që ky konkursi për tre vite rradhazi zbatohet përmes konkurseve të Trupit Koordinues.

Ragmi Ramadani, njëri ndër fituesit e subvensioneve, ka thënë se firma e tij momentalisht ka 20 të punësuar dhe ka theksuar se duke i’u faleminderuar këtij stimulimi do të rritet numri i të punëtorëve.

Mjetet stimuluese i kanë fituar 15 ndërmarrje nga Bujanoci, 6 nga Presheva dhe 1 nga komuna e Medvegjës.

Programi i subvensioneve në tri komuna zbatohet që nga viti 2012, përmes konkurseve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë.

 Burimi: Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака