Leskovc, Vrajë – Deri tek rënia drastike e natalitetit në jugun e Serbisë vije përshkak se çiftet e reja të martuar frikohen nga harxhimet shtesë të cilat arrijnë me anëtarin e ri të familjes, gjë që është theksuar në anketën e realizuar në portalin Jugmedia.

Në pyetjen “Përse nataliteti bie në mënyrë drastike në jugun e Serbisë”, 68 përqind e pjesëmarrësve të anketës kanë theksuar se arsye është mungesa e të hollave për përkujdesin e fëmijëve.
64 përqind e pjesëmarrësve kanë thënë se si arsye është frika e obligimeve, ndërsa si arsye tjera janë krejt jorelevante.
Në vendin e tretë si arsye ceket varfëria, në një përqindje prej 26 përqind të pjesëmarrëve të anketë.
Vetëm 6 përqind e pjesëmarrësve mendojnë që nuk egziston dëshira për të bërë prind, ndërsa 5 përqind e tyre si arsye e cekin vonesën e martesës.
Kjo anketë është realizuar në kuadër të projektit „Të kthehen lindjet në jug“, të cilën financiarisht e përkrah Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues