Leskoc – Virusi i gripit ende nuk është regjistruar në territorin e Rrethit të Jabllanicës mirëpo mund të pritet në fundt të janarit ose në fillim të muajit tjetër, paralajmrojnë epidemologët.
Leskoc – Virusi i gripit ende nuk është regjistruar në territorin e Rrethit të Jabllanicës mirëpo mund të pritet në fundt të janarit ose në fillim të muajit tjetër, paralajmrojnë epidemologët.
Sipas fjalëve të drejtoreshës Jadranke Krasiq, nga Enti Shëndetësor Publik, banorët e Rrethit të Jabllanicës momentalisht kanë infekcione të rrugëve të frymarrjes i ngajshëm me gripin.
„Numri i tyre është rritur. Grip sezonal ende nuk ka mirëpo pritet që të paraqitet në periudhën e ardhshme. E rëndësishme është që vakcina kundër gripit ka mjaftueshëm”, thotë Jadranka Krasiq.
Rrethi i Jabllanicës është pajisur me 6.150 doza të vakcinës kundër gripit sezonal, çka është për 10 përqind më i madh se në vitin e kaluar.
„Kanë mbetur edhe 200 doza, por nuk do të ketë problem për të porositur aq sa do të ketë nevoj. E rëndësishme është që vakcinimin ende nuk është vonë”, tha ajo.
Ajo mendon se vakcinimi është mbrojtja më e mirë nga gripi sezonal.
“Ata të cilët kanë vendosur që të mos vakcionohen duhet të pijnë sa më shumë vitamina dhe të ajërosin hapësirat në të cilat qëndrojnë”, këshillon mjekja Krasiq.
Ajo shton se qytetarët duhet të kushtojnë rëndësi rreth përdorimit të antibiotikëve dhe t’i përdorin kryesisht përmes këshillës dhe lejes së mjekut të zgjedhur.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues











