30.12.2025.

MUNGESË E TË HOLLAVE DHE PA PUNËSI NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 5. June 2015.
  • 40 Views
MUNGESË E TË HOLLAVE DHE PA PUNËSI NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot jetohet si shumicën e vendeve të Serbisë qendrore dhe të jugut – vështirë, pa të holla dhe punësim. Më së shumti të punësuar ka në organet shtetërore dhe në vetqeverisjen lokale.

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot jetohet si shumicën e vendeve të Serbisë qendrore dhe të jugut – vështirë, pa të holla dhe punësim. Më së shumti të punësuar ka në organet shtetërore dhe në vetqeverisjen lokale.

Në Preshevë, numri më i madh i të punësuarve është në në organet shtetërore dhe në vetqeverisjen lokale.

 „Sa i përket shqiptarëve nga ky rajon, ata janë të përfshirë në institucionet shtetërore”, sqaron deputeti popullor, Shaip Kamberi.

Ditëve të punës nëpër rrugë janë kryesisht pensionerët, taksistët dhe shitësit e pemëve dhe perimëve. Njerëzit ankohen se nuk ka punë dhe thonë se ata shpeshë ndihmohen nga të afërmit në diasporë.

Edhe pse egzistojnë fabrikat e vogla familjare të mobilerive dhe të zdruktharisë, më së shumti fitojnë personat që mirren me hotelieri dhe tregëti. Qenan Maliqi nga Bujanoci ka fermën e kafshëve për përpunimin e mishit, ka punësuar 45 punëtorë, prej të cilëve gjysma janë serbë.

 „Prej shtetit dhe Trupit Koordinues, para tri viteve kemi marrë ndihmë, kemi blerë makinat dhe ky është një send i mirë. Shpresojmë që përsëri do të ketë ndihma“, thot Qenan Maliqi nga Bujanoci.

Afërsia e Koridorit 10, Kosova e Metohia dhe kufiri me Maqedoninë nuk shfrytëzohen. Presheva vitin e kaluar është bërë me maternitet, edhepse gjithë e më shum të rinjë janë në kërkim të punës largohen nga kjo pjesë e vendit.

„Para disa viteve kemi pasur 1.200 fëmijë, tani ky numër është zvogëluar për 736“, thotë drejtori i Shkollës Fillore në Tërnocin e Madh, Naim Salihu.

Tërnoci i Madh është fshati më i madh në komunën e Bujanocit. Në te jetojnë 11.000 njerëz. Banorët pohojnë se është i lartë numri i papunësisë dhe se punon çdo i katërti banor i Tërnocit të Madh.

 „Përpiqemi që t`i zgjidhim disa çështje politke të cilat ngarkojnë këtë mjedis, siç është numri i banorëve dhe përdorimi i gjuhës dhe simboleve të pakicave”, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka