Beograd – Kompanitë e vogla dhe të mesme në pjesët e pazhvilluara të Serbisë do të kenë mundësinë që t’a avansojnë veprimtarinë e tyre, t’a zgjërojnë eksportin dhe krijojnë vende të reja të punës përmes ndihmës financiare dhe mbështetjes biznesore të cilat i kanë siguruar Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Beograd – Kompanitë e vogla dhe të mesme në pjesët e pazhvilluara të Serbisë do të kenë mundësinë që t’a avansojnë veprimtarinë e tyre, t’a zgjërojnë eksportin dhe krijojnë vende të reja të punës përmes ndihmës financiare dhe mbështetjes biznesore të cilat i kanë siguruar Shtetet e Bashkura të Amerikës. Përmes projekteve donatoriale të USAID-it për Ndihmë në zhvillimin e sektorit privat në jug dhe perendim të Serbisë, i cili do të zgjasë katër vite, momentalisht kalojnë 120 ndërmarrje dhe katër klastere nga fusha e agrobiznesit, të industrisë së lehtë dhe të tekstilit, ndërsa për finansimin e projekteve në këto dy vite të para janë siguruar 4.1 milion dollarë”, ka deklaruar u.d të drejtorit të Agjensionit Kombëtar për Zhvillim Rajonal (NARR), Millosh Ignjatoviq.
„Ky projekt targeton saktësisht komunat më të rrezikuara siç janë Presheva, Bujanoci, Medvegja, Rashka, Sjenica, Tutini, Priboji, Prijepole dhe Novi Varosh, si dhe qytetet si Vraja, Leskoci dhe Novi Pazari. Realizimi i këtij projekti ka filluar në fund të vitit 2013 dhe duke u ndarë buxhet për dy vite implementim. Presim që USAID-i t’a miratoj buxhetin për realizimin e projekteve për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa pas fazës së parë të kryer të fushatës promovuese të paraqitjes së projekteve në qyetetet dhe komunat, si dhe analizës së ndërmarrjeve potenciale dhe sektorit të cilit duhet t’i ndihmojmë, vlerësohen rezultatet e arrituara.
Ndihma i’u është ofruar ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, përkushtim të veçant i’u është kushtuar klastereve, ndërsa fokus grupeve të veçanta të ndërmarrësve, siç janë fillestarët e vegjël në biznes dhe gratë sipërmarrëse”, ka thënë Ignjatoviq.
Përveç 120 ndërmarrjeve të cilat kanë kaluar vitin e kaluar trajnimet e veçanta, në projekt do të jenë të përfshira edhe 60 kompani. Ndihmën profesionale do t’a fitojnë edhe katër klastere, ndërsa përmes trajnimeve të monitoringut, konsaltingut njoftimini me detalet teknike dhe standardet biznesore në përputhje me kërkesate e bashkësisë ndërkombëtare.
„Projekti parasheh edhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme, kështu që në vitin e parë janë miratuar 32 ndarje, në të dytën 33, ndërsa për vitin 2015 janë ndarë 2,1 milion dollarë për finansimin e aktiviteteve projektuese. Ata të cilët në vitin e kaluar kanë kaluar trajnimin e krijimit të biznis planeve dhe analizimit të biznesit, do t’i shfaqin idetë e tyre dhe do të fitojnë mjete me vlerë deri 8.000 dollarë për blerjen e paisjeve të nevojshme. Ata do të jenë në detyrim që përmes projektit të arsyetojnë ndihmën e fituar të pakthyeshme“, ka theksuar Ignjatoviq.
Sipas rezultateve të analizave të cilat kanë treguar se e vetmja mundësi për zhvillimin e sektorit të cekur në punët e orientuara ekportuese, sipërmarrjeve i’u është siguruar edhe ndihma në pjesëmarrje në tregjet ndërkombëtare.
“Kjo nënkupton pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare dhe organizimet "match making events", ku sipërmarrësit vendor kriojnë komunikim me partnerët potencial nga vendet e jashtme dhe prezantojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre. Ashtu që në vitin 2014, janë siguruar pesë pjesëmarrje në panaire si dhe dy paraqitje në panairet për shoqatat klastere”, ka thënë Ignjatoviq.
Siç ka thënë ai në përputhje me bashkëpunimin e dy vendeve, do të jetë edhe pilot projekti "Farmer to Farmer", si një lloj mbështetje jofinansiare për kompanitë dhe shoqatat në fushën e agrobiznesit, ku ekspertët amerikan në bashkëpunim me agjensionet rajonale nga Uzhica, Novi Pazari dhe Leskoci, në mënyrë direkte do t’i shfaqin njohuritë dhe përvojat e tyre nga praksa e ekonomisë së pazhvilluar.
Ignjatoviq ka theksuar se ky projekti i parë në botë të cilin e realizojnë dy qeveritë, ajo amerikane dhe serbe, të cilin e zbatojnë përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në nënshkruar nga dy institucionet shtetërore.
Kur janë në pyetje kompanitë egzistuese, do të vlerësohen se cilat janë rezultatet e arritura përmes punësimeve të reja dhe rritjes së të ardhura, ndërsa kriteret për ndarje të mjeteve për fillestarët dhe gratë sipërmarrëse, nga qëndrueshmërisë së kompanive dhe fitimit të realizuar.
„Kontrata e cila është e nënshkruar përmban të ashtuquajturën „mekanizmin e kompenzimit në bazë të rezultateve“, ku në mënyrë të qartë shihet se çka është bërë dhe në bazë të saj bëhen projeksionet për periudhën në vazhdim. Përshkak të kësaj edhe Agjensionit i’u është e rëndësishme që të gjitha qëllimet të cilët janë të caktuar edhe në mënyrë kualitative të realizohen, ashtu që projekti të jetë i vazhdueshëm edhe në kohën e ardhshme“, thekson Ingnjatoviq. Ai tha se „angazhimi i njerëzve nga misioni amerikan USAID dhe ambasadori Majkëll Kirbi, bënë të lehtë realizimin e projektit, i cili është shembull i drejtë i sinergjisë të dy insitucioneve në ndihmën dhe zhvillimin e një vendi“.
Sipas të dhënave të Agjensionit Kombëtar për Zhvillim Rajonal (NARR), rajonin e jugut dhe lindjes së Serbisë përfshin një të tretën e territorit të shtetit, ndërsa në të jeton më pak se një e katërta e numrit të banorëve. Në këto fusha paga është për 12.000 prej mesatares republikane, shkalla e papunësisë është për 32 përqind, ndërsa fuqia ekonomike për 80 përqind më e vogël nga mesatarja në republikë.
Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues











