30.12.2025.

MPB: LAPIDARI I POLICËVE TË RËNË DO TË VENDOSET NË KISHËN E BANJËS SË BUJANOCIT

  • In Lajme
  • 10. July 2015.
  • 50 Views
MPB: LAPIDARI I POLICËVE TË RËNË DO TË VENDOSET NË KISHËN E BANJËS SË BUJANOCIT

Beograd – Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, ka njoftuar publikun se vendimi për zhvendosjen e lapidarit të pjesëtarve të policisë të cilët kanë rënë gjatë konfiliktit të armatosur prej vitit 2000 deri 2002, nga vendi Gropa në oborrin e kishës “Sveti Jovan”, në Banjë të Bujanocit, është marrë për shumë arsye të justifikuara – si ekonomike, të sigurisë dhe praktike.

“Ministria thekson se policia gjithmonë me krenari kujton dhe nuk harron pjesëtarët të cilët e kanë dhënë jetën duke ruajtur vendin dhe qytetarët e saj. Qëllimi i Ministrisë është që me zhvendosjen e lapidarit do të mund t’i mundësohet qasja ndaj monumentit në çdo kohë dhe në mënyrë të lehtë e të thjeshtë familjarëve të policëve të rënë, si dhe gjithë të tjerëve. Përkatësisht, përshkak të arsyes se monumenti i ngritur në vendin e largët dhe se egzistojn rreziqe të caktuara të sigurisë, 12 vjet familjarët e policëve të rënë nuk kanë pasur mundësi që ta vizitojnë dhe t’i japin homazh më të dashurëve të tyre. Kisha “Sveti Jovan”, gjendet në Banjën e Bujanocit në afërsi të autoudhës dhe kjo do të mund që t’ua lehtësoj familjarëve dhe njerëzve të tjerë që të vijnë deri tek lapidari. Gjithashtu, njëra ndër arsyet për zhvendosjen e lapidarit ka qenë shpenzimet e mëdha për sigurimin e lapidarit, duke marrë parasysh se për arsye të sigurisë për të në ditë janë kujdesur 27 pjesëtarë të xhandarmerisë, në tri ndrrime, çka shtetit të Serbisë në nivel vjetor i ka kushtuar 450.000 euro. Zhvendosja e lapidarit do të kushtoj 300.000 dinarë dhe nuk do të ketë shpenzime shtesë rreth ruajtjes së tij”, thuhet në komunikatën e MPB-së të Serbisë.
 
Burimi: Tanjug, Novi Magazin dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka