30.12.2025.

MOTORISTET SERBE PROMOVOJNË LUFTËN KUNDËR KANCERIT

  • In Lajme
  • 8. April 2019.
  • 66 Views
MOTORISTET SERBE PROMOVOJNË LUFTËN KUNDËR KANCERIT

Preshevë – Motoçiklistet serbe morën stafetën motorike të grave në vendkalimin kufitar Preshevë, e cila filloi nga Britania e Madhe.

Preshevë – Motoçiklistet serbe morën stafetën motorike të grave në vendkalimin kufitar Preshevë, e cila filloi nga Britania e Madhe.

Moto-stafeta Ndërkombëtare e Grave u organizua për herë të parë në historinë e motoçiklizmit.

Motoçiklistet serbe stafetën e morrën në Presheva nga një koleg enga Maqedonia Veriore, me të cilët ata arritën në Beograd.

"Kur shkuam në Maqedoni e Veriut, kushte për vozitje ishin të tmerrshme, sepse fryente era e fortë frontale. Këtu vajzat na pritën mirë. Ka pasur edhe disa klube motorike, të cilët na kanë mirëpritur. Më shumë se 20 motoçikliste mbërritën në Beograd, prej nga dhe jemi nisur për në Vojvodinë,” tha Ana Raxhip, ambasadore e  Moto-stafetës Ndërkombëtare të Grave (WRWR) në Serbi.

Shtafeta është nisur më 27 shkurt nga Skocia dhe do të kalojë nëpër tridhjetë vende dhe është planifikuar të përfundojë në Londër. Qëllimi është të tërheqë vëmendjen ndaj numrit të grave në botën e motorëve dhe se gratë janë një grup serioz objektiv në të cilin tregu duhet të përshtatet. Përveç kësaj, motoçiklistet serbe janë munduar që këtë ngjarje ta shfrytëzojnë r për të tërhequr vëmendjen për rëndësinë e ekzaminimeve parandaluese në luftën kundër kancerit, si dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

"Absolutisht, ne kemi pasur sukses në misionin tonë. Populli tashmë na njeh dhe jemi të mirëpritur. Kjo është ndjenjë fenomenale. Njerëzit po na thërrasin nga e gjithë Serbia, ne kemi marrë përkrahje të madhe. Unë mendoj se ne kemi vëmendje të mjaftueshme. Unë jam e sigurt se ky nuk do të jetë veprimi i vetëm që motoçiklistet serbe nga Serbia do të organizojëpër qëllime vullnetare. Ky ishte aksioni ynë i parë, ne mësojmë nga gabimet tona, të cilat për fat të mir janë me numër të vogël. Herën tjetër do të jemi më të organizuara, dhe gjëja më e rëndësishme është se ne jemi të bashkuar ", përfundoi Raxhiq.

Rreth duarve të çdo motoçikliste kanë qenë shamitë ngjyrë rozë si një simbol i luftës kundër kancerit.

Burimi: Tanjug, B92 dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака