Beograd – Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor kanë nisur programin e ri të subvensioneve për bujqit e rinj.

Beograd – Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor kanë nisur programin e ri të subvensioneve për bujqit e rinj.
Stimujt përfshijnë përkrahjen për këto programe:
1) programin për përkrahjen e investimeve dhe avansimin e prodhimeve primare bimore dhe përgaditjes së prodhimeve bujqësore për treg në amviseritë bujqësore të bujqëve të rinj
2) programin për përkrahjen e investimeve për zhvillimin dhe avansimin e prodhimit primar të kafshëve në amviseritë bujqësore të bujqëve të rinj
3) programin për përkrahjen e investimeve për zhvillimin dhe avansimin e përpunimit të qumshtit, perimeve dhe pemëve në amviseritë bujqëore të bujqëve të rinj
Të drejtë për stimuj kanë:
- bujqit e rinj të moshës madhore – pronarët e amviserive komerciale familjare bujqësore dhe
- bujqit e rinj të cilët në ditën e dorëzimit të paraqitjes në konkurs kanë mbushur 18 vjet, ndërsa më së shumti 40 vjet.
Përparsi me rastin e rangimit të paraqitjeve të dorëzuara do të kenë investimet të cilat i përksain përgaditjes për shitje apo përpunimin e prodhimeve primare bujqësore për qëllim të krijimit të vlerës së shtuar të prodhimeve bujqësore, posaçërisht nëse vijnë nga hapësirat e pazhvilluara me kushtet e vështira për t`u marrë me bujqësi, bujqit e rinj, si edhe personat të cilat kanë arsimim të duhur në fushën e bujqësisë, apo prodhimet e të cilëve veprojnë me bilans pozitiv.
Procedura për realizimin e të drejtave në stimuj fillohet me dorëzimin e paraqitjes në Konkurs, të cilin e shpallë Ministria e Bujësisë dhe Mbrotjes së Mjedisit Jetësor – Drejtoria për Pagesa Agrare për secilin vit kalederik.
Bartësi i paraqitjes në Konkurs dorëzon vetëm një paraqitje për shfrytëzimin e stimujve në vitin kalendarik, për një apo më shumë investime.
Vlera maksimale për një shfrytëzues është 1.200.000,00 dinarë.
Informacionet shtesë për këtë konkurs, si edhe rregulloren dhe paraqitjen mund t`i shkarkoni në: http://subvencije.rs/vesti/podsticajna-sredstva-za-mlade-poljoprivrednike/
Burimi: Ministria e Bujësisë dhe Mbrotjes së Mjedisit Jetësor dhe Trupi Koordinues











