Mjetet stimuluese të pakthyeshme mund të fitohen: – Në prodhimin primar të kulturave bimore për prodhimin e: grurit, bimëve industriale, bimëve aromatike dhe shëruese, perimeve, pemëve, rrushit dhe luleve;

Mjetet stimuluese të pakthyeshme mund të fitohen:
– Në prodhimin primar të kulturave bimore për prodhimin e: grurit, bimëve industriale, bimëve aromatike dhe shëruese, perimeve, pemëve, rrushit dhe luleve;
– Në prodhimin primar të prodhimeve të kafshëve për prodhimin e: qumshtit, mishit dhe vezëve, peshkut, mjaltit dhe prodhimeve të tjera të bletave.
Të drejtë për stimuj kanë:
-personat fizik – bartësit e amvisërive të regjistruara bujqësore familjare;
-sipërmarrësi;
-personat juridik: shoqëritë afariste, kooperativat bujqësore, shkollat e mesme dhe organizatat shkencore dhe hulumtuese në fushën e bujqësisë.
Kufiri për fitimin e stimujve në konkurs është maksimalisht në 50 ha të me kulturë bimore për të cilat planifikohet përdorimi paisjeve dhe mekanizmit.
Çmimet subvensionuese të paisjeve të reja për përgaditjen dhe distribuimin e ushqimit të kafshëve janë 40-55% nga vlera e çmimit pa TVSH.
Tekstin e konkursit dhe informacionet shtesë mund t`i merrni në këtë adresë: http://subvencije.rs/vesti/bespovratna-sredstva-za-prikljucnu-mehanizaciju-i-opremu-ministarstva-poljoprivrede-u-2015-oj-godini/
Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor dhe Trupit Koordinues











