Bujanoc – Beograd – Ministria për Zhvillimin e Komunave të Pazhvilluara, ministër i së cilës është Novica Tonçev, ka ndarë 320 milionë dinarë për projekte infrastrukturore në komunat e pazhvilluara, përfshirë Bujanocin.

Bujanoc – Beograd – Ministria për Zhvillimin e Komunave të Pazhvilluara, ministër i së cilës është Novica Tonçev, ka ndarë 320 milionë dinarë për projekte infrastrukturore në komunat e pazhvilluara, përfshirë Bujanocin.
Në bazë të Dekretit për përcaktimin e Programit për Mbështetjen e Përmirësimit të Zhvillimit të Komunave të Pazhvilluara për vitin 2022, është shpallur thirrje publike për vetëqeverisje lokale.
"Siç kam premtuar, prioritet i Kabinetit për Zhvillimin e Komunave të Pazhvilluara është që të bëjmë gjithçka që mundemi në çdo kohë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe të punës në zonat e pazhvilluara", tha ministri Tonçev, sipas ministrisë.
Komuna e Bujanocit vitin e kaluar ka pranuar 8,2 milionë dinarë nga ministria e udhëhequr nga Tonçevi, të dedikuara për blerjen e një pastruesi të rrugëve dhe përgatitjen e dokumentacionit të projektit.
Tonçev thotë se në kabinetin e tij aktivisht kanë bër thirrje që fondet të jenë më të larta këtë vit.
Të drejtën e aplikimit për projekte kanë vetëqeverisjet lokale që i përkasin kategorisë së komunave jashtëzakonisht të pazhvilluara dhe në Serbi janë 44 të tilla dhe do të mund të aplikojnë për mjete për projekte që do t'u mundësojnë realizimin e programeve të caktuara.
Kriteret për vlerësimin e aplikimit për projekt do të jenë qëndrueshmëria e projektit, numri i përfituesve potencialë të mbuluar nga projekti, pjesëmarrja e tyre dhe efekti i projektit të zbatuar në cilësinë e jetës në njësinë e vetëqeverisjes lokale, thuhet nga kabineti i Ministrit.
Realizimi i projektit synon ngritjen e kapaciteteve në fushën e ndërtimit, rikonstruktimit dhe pajisjes së objekteve dhe prokurimit të pajisjeve me rëndësi për komunat jashtëzakonisht të pazhvilluara.
Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues











