02.01.2026.

MINISTRI STEFANOVIQ: TË RRITET NUMRI I SHQIPTARËVE NË POLICI

  • In Lajme
  • 17. October 2016.
  • 37 Views
MINISTRI STEFANOVIQ: TË RRITET NUMRI I SHQIPTARËVE NË POLICI

Bujanoc – “Puna e policisë në komunën e Bujanocit në vitin e fundit ka qenë e suksseshme. Të gjitha katër vepra penale janë ndriçuar”, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i punëve të mbrendshme Nebojsha Stefanoviq, pas përfundimit të vizitës së Stacionit Policor në Bujanoc.

 “Me përfaqësuesit e AP në Vrajë, SP në Bujanoc dhe vetqeverisjes lokale kemi biseduar rreth asaj se çka mundemi të bëjmë sëbashku për sigurinë e përgjithshme. Më e rëndësishme është që qytetarët pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre, individualisht të kenë besim në polici, si dhe në mënyrë të ndërsjelltë. Kjo nuk është e mundur që të bëhet mbrenda natës, por duhet të presim që të bëjmë hapa të sigurt për periudhën e caktuar kohore, nëse duhet të punojmë në këtë”, ka deklaruar ministri Stefanoviq.

Ai tha se në takim në SP të Bujanocit është biseduar edhe për ndriçimin e vjedhjeve me dhunë “të cilat kanë ndodhur në një lagje”.

“Dëshirojmë që të tregojmë se kujdesemi për të gjithë. Qytetarët duhen që t`i shikojnë policët si njerëz të mirë dhe të nderuar të cilët janë të gatshëm që t`i ndihmojnë të gjithëve, dhe jo që policët t`i shikojmë në bazë nacionale. Kemi biseduar edhe sipas nevojës së përmirësimit të përbërjes multietnike të policisë, përkatësisht për rritjen e pjesëmarrjes së shqiptarëve në polici”, ka thënë ministri.

Stefanoviq ka rikujtuar se gjatë takimit është biseduar edhe për krizën e emigrantëve, si edhe për sigurimin dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet.

“Këty presim edhe ndihmën e vetqeverisjes lokale”, ka përfunduar ministri në fund të vizitës në Bujanoc.

Burimi: Politika, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака