Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, ka thënë në Preshevë se punë e rëndë e pret këtë komunë në periudhën e ardhshme dhe ka shtuar se ajo posaçërisht i përket në përfundimin e suksseshëm fiscal të komunës.
Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, ka thënë në Preshevë se punë e rëndë e pret këtë komunë në periudhën e ardhshme dhe ka shtuar se ajo posaçërisht i përket në përfundimin e suksseshëm fiscal të komunës.
Ai gjatë bisedës me krytetarit e kësaj komune, Shqiprim Arifin, ka shtuar se komuna e Preshevës në vitin 2017 mund të pres ndihmën e Qeverisë së Serbisë.
Gjorgjeviq ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes i ndihmon qytetarëve të Preshevës dhe fshatrave në rrethinë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
„Dëshirojmë që edhe në mënyra të tjera të lehtësojmë dhe përmirësojmë jetën e qytetarëve të komunës së Preshevës”, ka thënë Gjorgjeviq dhe ka shtuar se “mbetet të shikohet që çka mund të ndihmojë Ushtrisë së Serbisë”.
„Jemi të sigurt që kemi vullnet të ndihmojmë që kjo të jetë kontribut i jonë në përmirësimin e mardhënieve dhe zhvillimit të Preshevës, sepse kjo është shumë e rëndësishme për këtë pjesë të Serbisë. Me forcat e përbashkëta mundemi shumë të bëjmë, gjë që do të shihet në periudhën e ardhshme”, ka thënë Gjorgjeviq në takimin në të cilin ka marrë pjesë komandanti i Ushtrisë Këmbësorike, gjeneral-nënkoloneli Millosav Simoviq dhe komandanti i Brigadës së 4, gjenerali i brigadës Zoran Lubur.
Arifi ka thënë se kjo është qasje e re e cila do të mundësoj parneritet në të ardhmen.
„Kemi biseduar rreth situatës momentale në komunën dhe bashkëpunimim me Ushtrisë e Serbisë. Mendos se edhe ministri i mbrojtjes dhe unë kemi të njejtat mendime rreth ardhmërisë dhe mënyrës së si mund të jetojmë sëbashku, çka është shumë e rëndësishme në këtë kohë të krizave të ndryshme. Ne tani në Preshevë kemi situatë të re e cila i përket të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës, edhe shqiptarëve edhe serbëve”, ka thënë Arifi.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











