Preshevë – Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq, kanë vizituar Forcat e Përbashkëta të Ushtrisë së Serbisë dhe MPB-ës të angazhuara për sigurimin e kufirit shtetëror në fushëne Miratocës në afërsi të Preshevës.

Dikoviqi tha se detyra e pjesëtarve të Forcave të Përbashkëta të Ushtrisë së Serbisë dhe MPB-ës nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, por se “mund të jemi të kënaqëm me punën edhe të pjesëtarve të Ushtrisë së Serbisë dhe të forcave policore”, është kumtuar në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Në mbështetje të kësaj flet dhe fakti që kemi ndaluar më shumë se 12.000 njerëz që ilegalisht ta kalojnë kufirin dhe pa u kontrolluar të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë”, ka thënë Dikoviq dhe shtoi se pret rritjen e numrit të emigrantëve në kufirin shtetëror të Serbisë dhe nga Bullagaria dhe nga Maqedonia.
Sipas fjalëve të tij, vlerësimet kryhen në nivel ditor dhe në bazë të asaj propozohen masat e Ministrisë së Mbrojtjes, MPB-ës dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, dhe e gjithë kjo për qëllim të mbrojtjes së kufirit shtetëror.
Ministri i mbrojtjes dhe kryeshefi i Shtabit Gjeneral janë dakorduar se në vlerësimet që Forcat e Përbashkëta të Ushtrisë së Serbisë dhe MPB-ës të angazhohen në sigurimin e kufirit shtetëror që me sukses dhe profesionalisht të kryejnë të gjitha detyrat përmes zbatimit adekuat për periudhën aktuale dimërore.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues