30.12.2025.

MILLISAVLEVIQ: SHTETI ËSHTË PËRGJIGJUR NË MËNYRË ADEKUATE NË PRANIMIN E EMIGRANTËVE

  • In Lajme
  • 13. July 2015.
  • 37 Views
MILLISAVLEVIQ: SHTETI ËSHTË PËRGJIGJUR NË MËNYRË ADEKUATE NË PRANIMIN E EMIGRANTËVE

Preshevë – Deputeti Dushan Millisavleviq ka deklaruar se Serbia është përgjigjur në mënyrë adekuate në rastin e situatës së jashtëzakonshme dhe fluksit të madh të emigrantëve, duke i siguruar pranim shumë të denjë në Preshevë.

Preshevë – Deputeti Dushan Millisavleviq ka deklaruar se Serbia është përgjigjur në mënyrë adekuate në rastin e situatës së jashtëzakonshme dhe fluksit të madh të emigrantëve, duke i siguruar pranim shumë të denjë në Preshevë.

Millisavleviq me kolegen e tij Aida Gjorgjeviqin, ka vizituar Qendrën e Pranimit në Preshevë, duke dashur që personalisht ta shoh se si shteti ka reaguar në situatën kur numri i madh i emigrantëve kërkon shpëtim duke ikur nga territoret e përfshira nga lufta.


„Dua ta lavdëroj punën e xhandarmerisë, pjesëtarve të policisë të cilët kryesisht janë nga Nishi dhe janë stacionuar në Qendrën e Pranimit, punëtorët shëndetësor të Spitalit Ushtarak nga Nishi dhe personat tjerë të angazhuar në këtë punë”, ka thënë Millisavleviq.

Ai ka thënë së Xhanadrmeria verifikon emigrantët se a bartin armë, pastaj policia i regjistron dhe mbas kësaj ata i nënshtrohen kontrollimit shëndetësor.
 

“Iu ipet ndihma e parë, aty kryesisht janë lëndimet nga ecja e gjatë, kokëdhimbja, kolapsi, venat e zgjëruara”, ka thënë Millisavleviq, i cili është mjek për nga profesioni dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Nish.


Millisavleviq ka thënë se ndoshta do të duhej që Qendra të pajiset me kompjutor, në mënyrë që të sigurohet edhe ndonjë pikë kontrollimi për evidentimin e të arriturve dhe kështu që të mos krijohet turmë e pa nevojshme.  


Sipas fjalëve të tij, në këtë Qendër azilantët marrin pakot nga Kryqi i Kuq, aty është edhe UNHCR-ja, marrin dokumentet e nevojshme dhe mund t’a vazhdojnë rrugën.

Millisavleviq ka thënë se përkujdesi shëndetësor është i rëndësishëm, sepse ata mund të jenë bartës të rezikut potencial për vete dhe për të tjerët dhe se në vendet në të cilat kalojnë duhet që terreni ku emigrantët qëndrojnë të kryhet pastrimi higjienik. Ai supozon që epidemiologët këtë do ta kenë parasysh.

Millisavliq ka thënë se pritet edhe më tej fluksi i emigrantëve, atyrëve të cilët kërkojnë azil dhe se kjo do të duhet të jet detyrë e të gjithëve.

Millisavljeviq gjithashtu tha se në Preshevë ka vizituar spitalin dhe maternitetin në të cilin do të duhej sëshpejti të filloj puna, maternitet i cili është kryer dhe pajisur me paisjet më moderne. Në dy konkurset e hapura nuk është paraqitur asnjë gjinekolog, ndërsa në specializim momentalisht janë dy shqiptare dhe një serbe. Deri në përfundimin e specializimin të tyre, materniteti do të filloj me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisjeve lokale, dhe kështu gratë nga ky territor do të mund të lindin në Preshevë e jo në Vrajë, ka theksuar Millisavleviq.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака