02.01.2026.

MËSUESIT DHE NXËNËSIT E BUJANOCIT KUNDËR DHUNËS

  • In Lajme
  • 15. December 2016.
  • 41 Views
MËSUESIT DHE NXËNËSIT E BUJANOCIT KUNDËR DHUNËS

Bujanoc – Duke mbajtur transparentët në të cilët janë shkruar përmbajtet e ndryshe, nxënësit e SHF „Branko Radiçeviq“ në Bujanoc, anëtarët e Parlamentit të Nxënësve dhe SHKA (BUDU), dje pranë Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc kanë organizuar aksionin „Dhuna nuk ka arsyetim“.

„Në këtë mënyrë dëshirojmë që të parandojmë dhunën e mundshme. Mendojm që duhet të veprojmë me kohë para se të ndodhë dhuna“, tha Marija Ballaneskoviq, njëra ndër nxënëset klasës së pestë që morri pjesë në aksionin e djeshëm.

Tatjana Joviq, zëdhënëse e shoqatës BUDU, ka rikujtuar se ky organizim është mbajtur me vetiniciativën, për qëllim të rritjes së vetëdijes mbi rëndësinë e luftës kundër gjitha formave të dhunës.

„Qëllimi ynë është që me këto porosi rreth dhunës, të cilat janë shkruajtur në transparente, të ndikohmë në vetëdijen e njerëzve në qytetin tonë dhe të tregojmë për rëndësinë e këtij problemi në shoqëri“, tha zëdhënsja.

Pjesëmarrësit e aksionit në Sheshin Karagjorgje kanë ndarë kalimtarëve broshura me porosi kundër dhunës.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака