Medvegjë – Për shkak të dëmtimeve të mëdha në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në komunën e Medvegjës, në seancën e Shtabit të Situatave Emergjente të kësaj komune, u vendos që komuna të prokurojë gjashtë gjeneratorë nga buxheti, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për të riparuar pasojat të shkaktuara nga moti i lig.

Përmbytjet, të cilat goditën jugun e Serbisë më 10 dhe 11 janar, prekën gjithashtu Medvegjën dhe njoftimi i Shtabit të Situatave të Emergjencës kumtoi se komuna do të prokurojë pesë gjeneratorë me një fuqi prej 2.8 kW, në vlerë deri në 200,000 dinarë, si dhe gjenerator fuqi prej 1 kW, në shumën deri në 200,000 dinarë.
Konkluzioni i Shtabit është se për shkak të dëmtimit të madh në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Medvegjë, është e nevojshme që urgjentisht t’i drejtohet Kompanisë Publike “Industria e Energjisë Elektrike të Serbisë”, si dhe Ministrisë Ministrisë të Minierave dhe Energjisë, në mënyrë që të angazhohen edhe 10 ekipe shtesë në terren.
Është e nevojshme të prokurohen 1000 pako me ushqime bazë për të ndihmuar popullsinë e rrezikuar të kësaj komune nga fondet e rezervës aktuale të buxhetit komunal në shumën deri në 1.2 milion dinarë, thuhet në njoftimin e Shtabit.
Ata shtojnë se është e nevojshme të lidhen marrëveshje për angazhimin e mekanizimit shtesë dhe personelit, sepse kapacitetet ekzistuese të JKP “Obnova” nuk janë të mjaftueshme.
Në mënyrë që të parandalohen pasojat e epidemisë së shkaktuar nga virusi corona, Shtabi konstaton, se është e nevojshme që urgjentisht të prokurohen koncentratorë në shumën deri në 300,000 dinarë për nevojat e Shtëpisë së Shëndetit në Medvegjë.
Burimi: juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues