Medvegja – Komuna e Medvegjës është një nga 50 qeveritë lokale në Serbi që morën të ashtuquajturën paketë mbështetëse përmes Programit "Menaxhimi i burimeve njerëzore në vetëqeverisjen lokale – faza 2".

Medvegja – Komuna e Medvegjës është një nga 50 qeveritë lokale në Serbi që morën të ashtuquajturën paketë mbështetëse përmes Programit "Menaxhimi i burimeve njerëzore në vetëqeverisjen lokale – faza 2". Me këtë paketë, vetëqeverisja lokale do të ketë mundësinë të vazhdojë të punojë në profesionalizimin e qeverisjes lokale, e cila, siç thuhet në njoftimin e komunës, është mënyra e vetme e saktë për të krijuar një qeveri lokale efikase që punon për të mirën të qytetarëve dhe ekonomisë.
"Falë projektit, komuna e Medvegjës po bën një hap të madh drejt krijimit të një sistemi të shërbimit civil që do të mundësojë zhvillimin profesional të punonjësve, si dhe vlerësimin e punës së tyre," thuhet në komunikatën e qeverisë lokale.
Në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, të cilët zbatojn Programin, dhe kolegë nga qeveritë e tjera lokale, ata diskutuan rezultatet e zbatimit dhe zhvillimet pozitive në funksionimin e administratës.
Programi "Menaxhimi i burimeve njerëzore në vetëqeverisjen lokale – faza 2" ka një vlerë prej 4 milion euro dhe është financuar bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, ndërsa implementohet nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e administratës shtetërore dhe vetëqeverisja lokale dhe Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi koordinues











