Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë ka lëshuar një thirrje publike për propozimin për zbatimin e Programit 1809 "Parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve kronike jo të ngjitshme"…

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë ka lëshuar një thirrje publike për propozimin për zbatimin e Programit 1809 "Parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve kronike jo të ngjitshme", projekti 0002- Mbështetje për aktivitetet e institucioneve shëndetësore në fushën e kujdesit shëndetësor onkologjik ", i cili do të financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë.
Projektet mund të paraqiten nga të gjitha institucionet e interesuara të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar nga Plani i Rrjetit të Kujdesit Shëndetësor, i cili përmes projekteve të tyre të propozuara mund të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të Programit Kombëtar të Shëndetit të Onkologjisë “Serbia kundër Kancerit”.
Prioritet në financim do t'i jepet projekteve, aktivitetet e të cilave parashikojnë zhvillimin profesional të mjekëve specialistë brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që të zotërojnë teknologjitë e reja shëndetësore që do të përdoren në procesin e diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve malinje.
Trajnimi i mjekëve specialistë mjekësorë jashtë vendit do të sigurohet, deri në maksimum 750,000 dinarë për kandidat, dhe zgjedhja e tyre do të bëhet nga institucionet e kujdesit shëndetësor.
Të gjitha institucionet e interesuara të kujdesit shëndetësor aplikojnë për projekte duke plotësuar formulartët M1 dhe M2, të cilat janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Propozimet e projektit me dokumentacion të plotë duhet të dorëzohen përmes postës së rekomnaduar dhe postës elektronike në:
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë
Departamenti i Shëndetit Publik dhe Kujdesit Shëndetësor Programatik,
Departamenti i Kujdesit Shëndetësor Programatik,
Ul. Omladinska Brigada 1
11070 Beograd
Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është 15 ditë nga data e publikimit në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Projektet zbatohen deri më 15 dhjetor 2019
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë do të bëjë listën e projekteve të pranuara për financimin e publikut në uebfaqen e saj www.zdravlje.gov.rs.
Pikat e kontaktit në Ministrinë e Shëndetësisë janë:
Dr Vesna Knjeginjiq, e-mail: vesna.knjeginjic@zdravlje.gov.rs
Dr Vladimir Cakareviq, e-mail: vladimir.cakarevic@zdravlje.gov.rs
Informacione të mëtejshme mbi këtë thirrje dhe formularët shoqërues janë në dispozicion në
Burimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Trupi Koordinues











