29.12.2025.

MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SERBI

  • In Lajme
  • 13. June 2014.
  • 34 Views
MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SERBI

Oda Ekonomike Rajonale e Leskocit në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka realizuar prezentimin e Programit “Mbështetja e zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Serbi”. Programin e finanson UE-ja, ndërsa e zbaton EBRD Small Business Support në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Serbisë.

Qëllimi i Programit është që sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi të avansojnë punën e tyre përmes përdorimit të modeli të udhëzimeve punuese në fushat siç janë planifikimi strategjik, marketing, avansimi i organizatës, avansimi i proceseve punuese, teknologjia infarmativo-kumunikative, zgjidhjet inxhinjerike etj.

Programi i EBRD Small Business Support, ofron ndihmë në të gjithë procesin duke bartë një pjesë të harxhimeve deri 10.000 eurove. Vlera e mjeteve të pakthyeshme përcaktohet nga madhësia dhe lokacioni i sipërmarrjes, si dhe lloji i shërbimëve këshilluese. Të gjitha informacionet dhe kriteret për paraqitje, gjenden në adresën: www.ebrd.com/knowhow.

Oda Ekonomike e Leskocit, gjithashtu qëndron në gadishmëri për çështjet rreth kësaj fushe.

Në promovim kanë marrë pjesë rreth 30 sipërmarrës.

Burimi: Oda Ekonomike Leskocit dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака