01.01.2026.

MASHKULLI NË KRYE TË KOMUNËS SË MEDVEGJËS, FEMRAT ME NUMËR MË TË MADH SI BASHKËPUNËTORE

  • In Lajme
  • 7. October 2016.
  • 44 Views
MASHKULLI NË KRYE TË KOMUNËS SË MEDVEGJËS, FEMRAT ME NUMËR MË TË MADH SI BASHKËPUNËTORE

Medvegjë – Pjesëtaret e gjinisë së bukur në komunën e Medvegjës, deri më parë kanë qenë rrallë në funskionet publike dhe vendet udhëheqëse. Këtë rregull të pashkruar është ndryshuar pothuajse  mbrenda natës.

Medvegjë – Pjesëtaret e gjinisë së bukur në komunën e Medvegjës, deri më parë kanë qenë rrallë në funskionet publike dhe vendet udhëheqëse. Këtë rregull të pashkruar është ndryshuar pothuajse  mbrenda natës.

Në ekipën më të ngushtë të kryetarit ë komunës Nebojsha Arsiq, kryesisht janë gra të cilat udhëheqim resoret më të rëndësishme, siç është Administrata për Financa.

 “Kolegjiumet tona të mëngjesit pothuajse janë kolegjiume të grave, sepse në to dominojnë femrat. Kjo gjendje është për arsye se në Medvegjë, sëpaku në këtë segmet të arrihet balansi në barazinë gjinore, por kjo është edhe rezultat i punës së madhe dhe investimit në vete nga ana e femrave të shkolluara dhe të arsimuara”, tha Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës.

Nga 35 këshilltar, në Kuvendin e Komunës së Medvegjës  12 janë femra, më shumë se një e treat, gjë që asnjëherë në historinë e paralamentarizmit të Medvegjës nuk ka ndodhur. Partitë sikur se të ishin dakorduar, sepse gra ka nga të gjitha partitë.

Rreth financave dhe buxhetin jo të vogël komunal do të kujdeset Marina Radenkoviq, kryeshefe e Repartit për Financa dhe Eknomi. Për Administratën Komunale në vetqverisjen lokale është ngarkuar Svetllana Todoroviq, juristja e diplomuar, e cila është emëruar para një muaji. Ndihmsja e kryetarit të komunës është Leme Gjema, ekonomiste e diplomuar e cila në kohën e Jugosllavisë së vjetër ka qenë drejtoreshë e Postës së Kosovës dhe Metohisë, dhe e cila ka përvoj të madhe në punën me organizatat ndërkombëtare.

„Ky është ekipi që fiton. Gratë janë bashkëpunëtore të shkëlqyeshme, përgjegjëse, jashtëzakonisht shumë të organizuara dhe më duket se për secilin problem janë të zellshme dhe delikate ua kalojnë meshkujve, dhe kështu mundësia e gabimeve të mundshme është më e vogël. Megjithatë, fakti se disa prej tyre zënë funksione të rëndësishme është fryt i vetëm i punës së tyre, ndërsa jo thjesht plotëson format”, thotë Arsiq.

Gratë në Medvegjë udhëheqin edhe kulturën dhe organizatat shoqërore dhe shkollat.

Natasha Gjorgjeviq, ekonomistja e diplomuar, e cila përvojën e shkuar e ka arritur duke punuar në shkolla, në krye të bibliotekës “Petar Petroviq Njegosh”, Luljeta Kosumi, njeriu shumëvjeçar humanitar, e udhëheq Kryqi Kuq, dhe Dobrilla Andrejeviq, organizatroja e shquar në krye të institucionit parashkollor “Rinia”.

Gratë krah për krah udhëhiqen dhe institucionet arsimore në komunën e Medvegjës, dhe kështu Sllavica Gjoniq shkolla fillore “Gornja Jabllanica” në Medvegjë, ndërsa shkolla “Zenel Ajdini” në Tupallë e udhëheq Adriana Kadriu.

Ato zënë dhe vende të rëndësishme në këshillat administrative dhe këshilluese në kuvendin lokal.

Popullatën femërore në komunën e Medvegjës, e përbëjn 52 përqind nga numri i përgjithshëm i banorëve.

Gratë në këtë komunë malore dhe kodrore janë shtyllat praktikë të familjeve, sepse burrat e tyre janë kryesisht punëtorë sezonal jashtë kësaj komune, dhe i gjithë kujdesi mbi fëmijë dhe pasurisë për gratë, e cila nuk është në situatë që aktivisht të kërkoj ndonjë punësim.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака