02.01.2026.

LEME XHEMA: FEMRA ËSHTË GJINIA E FORTË DHE E GUXIMSHME

  • In Lajme
  • 3. November 2016.
  • 354 Views
LEME XHEMA: FEMRA ËSHTË GJINIA E FORTË DHE E GUXIMSHME

Medvegjë – Ndihmësja e kryetarit të komunës së Medvegjës Leme Xhema, e cila mbas vetes ka karierë të madhe internacioale të punës, është e mendimit se femra është gjinia më bukur dhe më e fortë se sa e ajo mashkullore.

Medvegjë – Ndihmësja e kryetarit të komunës së Medvegjës Leme Xhema, e cila mbas vetes ka karierë të madhe internacioale të punës, është e mendimit se femra është gjinia më bukur dhe më e fortë se sa e ajo mashkullore.

„Femrat munden, dijnë dhe kanë forcë që nga asgjëja të bëjnë shumëçka. Në vendet më të pazhvilluara të botës gratë e emancipuara dhe të guximshme përdoren si katalizator i paqës. Nuk pranoj se gratë janë gjinia e dobët sepse gruaja kurr nuk është në hijen e mashkullit”. Thotë kjo ekonomiste e diplomuar, intelektuale, e cila edhe në dytin mandat në vetqeverisje lokale është e ngarkuar për fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.

Ajo është njëra ndër bashkëpuntoret më të afërta të kryetarit të komunës Nebojsha Arsiq,  ekipi i të cilit kryesisht përbëhet nga gratë, për të cilat ka vetëm fjalë të mira.

“Arsiq është njeri i arsimuar dhe moderuar, i cili ka vizion dhe qëllim dhe e di se çka do. Jashtëzakonisht është menaxher i mirë. Njeri me tolerancë të lartë i cili dëshiron që të lidh njerëzit. Personalisht, ka rrespekt të madh ndaj meje, si dhe ndaj bashkëputorëve, dhe këshu më vjen mirë që jam në ekipin e tij”, thotë Xheme Lema.

Leme Xhema është e lindur në Medvegjë, e rritur në Beograd, nga çerdhja deri në fakultet, të cilin e ka kryer në Prishtinë, në gjuhën serbe dhe prej aty e ka aksentin e të folurit nga asfallti i Beogradit. Burri i saj është nga Medvegja, ndërsa tre fëmijët e tyre kanë rrugën e vet të suksesit.

Kariera e saj nga drejtoresha financiare e “Energoinvestit”, korporatës më të madhe në ish Jugosllavi, e deri në Kombet e Bashkuara ku është marrë me financa dhe përkthime në tri gjuhë, pastaj si drejtoreshë e Postës dhe Telekomin të Kosovës, është impozante dhe kështu është çështje logjike se përse kjo eksperte ka kryer rrugëtimin e saj të suksseshëm në Medvegjën e varfër, të menjanuar nga të gjitha anët.

Egziston momenti kur dikund të vendoset pika dhe kur njeriu të kthehet me idealet dhe dëshirat e tija rinore.

„Ku do që kam qenë kam mbartë me vete erën dhe shijen e qytetit tim dhe vendbanimit Dediq, shtëpinë e gjyshës sime nga e cila kuzhinë ka dal era e gatimeve popullore dhe nacionale, era e barit me vesë, fotografitë e kafshëve në kullota, grunaja dhe burimet e ujit tonë më të mirë. Unë tani dua që përvojën time dhe diturinë time ta përdor me bashkëqytetarët e mi, që Medvegjën ta bëjmë qytetet modern”, tha ajo.

Xhemen nuk e habit ajo që në Mendvegjën partiarkale në të gjitha lavat e pushtetit, përveç atij të pozitës së kryetarit, gratë e mbajnë në dorë. Në Medvegjë nuk ka urrejtje ndëretnike, por të gjithë i mundon që problem – mungesa e punës dhe varfëria.

„Medvegja është komuna më e pazhvilluar, por është stabile dhe e pjekur. Gratë këtu janë luftare të mëdha, të mësuara të luftojnë për idetë e tyre dhe të kalojnë barrierat. Nga secili funskion gratë mund të krijojnë rezultate nëse kanë forcën dhe fuqinë e mbrendshme, ndërsa gratë tonë këtë gjë e kanë. Por, është e nevojshëm arsimimi dhe puna e madhe. Gjithkah ku kam punuar, unë kam filluar praktikisht nga zero deri kur kam treguar diturinë time”, thotë ajo.

Kur është në pyetje problem i nxehtë në Medvegjë – të rinjët dhe punësimi, thotë se nuk është idealiste, por realiste.

„Punojmë në disa programe të cilat kanë për qëllim që të mbajnë të rinjët në Medvegjë. Shkon ngadal, por në rrugë pozitive. Viti i ardhshëm është vit i prioritetit dhe do të karakterizohet me hapjen e vendeve të reja të punës, sepse të rinjët bukfalisht janë edhe ardhmëria e këtij vendi. Nëse vazhdohet shpërngulja, këto hapësira do të mbesin të zbrasta”, sqaron Leme Xhema, gruaja e cila ka qëndruar zyrtarisht në 250 vende. .

“Mirëpo askund skam takuar shpirtin e popullit tonë dhe kjo është ajo çka duhet ta ushqejmë dhe ruajmë me xhelozi”, përfundon ndihmësja e kryetarit të komunës së Medvegjës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака