Në fakulltetin Juridik në Nish të martën më 29 mars është mbajtur promovimi i leksikonit Ligjor sërbisht-shqip. Duke iu faleminderuar leksikonit do të përmirësohet kualiteti mësimdhënies në fakulltetin Juridik në Medvegjë, ndërsa ky lexim është ndihmë e rëndësishme për punën e gjykatësve dhe prokurorëve të njësive gjykatëse , prokurorisë dhe gjyqeve për kundërvajtje nga Bujanoci dhe Presheva.

Kryetari i trupit Koordinues ministri Milan Markoviq ka vlersuar se si leksikoni ligjor do ta përmirësoj praktikën dhe do të kontriboj ndjeshëm në zgjidhjen e problemeve të arsimit.
Markoviqi rikujtoi se në komunën e Medvegjës janë të hapura paralelja e fakulltetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit dhe se në këto fakulltete mësimi zhvillohet në gjuhën serbe. Për studentët të nacionalitetit shqiptar trupi Koordinues i ka mundësuar përkthim simultant dhe tekste në gjuhën amtare.
Ministri Markoviq e faleminderoi ministreshën e drejtësis Snezhana Maloviq në angazhimin për pjesmarrjen e përfaqësuesve të nacionalitetit shqiptar sistemin juridik serbë dhe shpehu shpresën që përparimi i tyre të jetë vetëm pyetje profesionalizmi, e jo politike.
Ministresha e drejtësis Snezhana Maloviq pret që leksikoni do të kontribojë në mirëkuptimin më të mirë të të dy nacionaliteteve. ,,Për shumë vite ka ardhur tek ndarja e këtyre dy popujve, a njëra prej arsyeve është mosnjohja e gjuhës. Për këtë ky leksikon do të kontriboj në kuptimin më të mirë, a zbatimi i saj në praks do të mundësoj mbrojte më efektive ligjore dhe qasje më të lehtë në drejtësi“, ka shprehur ministresha e drejtësisë.
Komisionerja për mbrojte të barazisë dhe kryeredaktorja e leksikonit Ligjor Nevenka Petrushiq tha se pret që leksikoni dy gjuhësor do ti ndihmojë studentëve serbë dhe shqiptarë që të gjejnë gjuhë të përbashkët, duke vlersuar se nga faqja e leksikonit referohet ,, mesazhi për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe tolerante“.
Formimin e leksikonit Ligjor e ka finansuar trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.