01.01.2026.

LE TË LUHET BASKETI! MOCARTI KA RENOVUAR TERRENIN NË PRESHEVË!

  • In Lajme
  • 4. April 2016.
  • 41 Views
LE TË LUHET BASKETI! MOCARTI KA RENOVUAR TERRENIN NË PRESHEVË!

Preshevë – Me kohën e mirë kanë ardhur edhe lajmet e mira për dashamirët e sportit në Preshevë. Akcioni i madh i kompanisë Mocart “Njëqind terrene për një lojë” ka vazhduar në jug të Serbisë. Në qendër të qytetit, në rrugën Mare Lonçar…

Preshevë – Me kohën e mirë kanë ardhur edhe lajmet e mira për dashamirët e sportit në Preshevë. Akcioni i madh i kompanisë Mocart “Njëqind terrene për një lojë” ka vazhduar në jug të Serbisë. Në qendër të qytetit, në rrugën Mare Lonçar, është renovuar terreni pranë stadiumit të qytetit dhe me këtë është renovuar idea rreth organizimit të turneut në të cilat basketbollistët lokal mund të garojnë.

Terreni në Preshevë është renovuar me propozim të Fatmir Saitit, të punësuarit në kompaninë Mocart, i cili terren është bërë i 17 me radhë dhe i cili ka fituar pamje krejtsisht të re duke iu faleminderuar kompanisë Mocart.

„Ky është vetëm njëri ndër terrenet të cilat i kemi renovuar në iniciativën e punëtorit tonë. Fatmiri më këtë gjest ka treguar përgjegjëshmërinë ndaj bashkësisë në të cilën jeton, çka është plotësisht në përputhje me parimet e afarizmit përgjegjës shoqëror për të cilat qëndron kompania Mocart. Me këtë aksion dëshirojmë të dërgojmë porosi rreth rëndësisë së sportit, reaksionit dhe mënyrës së shëndetshme jetësore“, ka thënë Vida Saviq, njëra ndër përfaqësuesit e kompanisë Mocart.

Aksionin e Mocartit në renovimin e terreneve basketbollistike deri më tani e kanë përkrahur shumë emra nga bota e basketit, ndërsa disa nga terrenet të cilat kanë marrë pamje të re kanë marrë edhe emrat e tyre, si psh. terreni Dejan Bodiroga në Zrenjanin, Svetisllav Peshiq në Pirot, Nikolla Pekoviq në Prijepole dhe Darko Milliçiq në Feketiq.

Burimi: Mocart Sport dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака