Konkursi i ri për mjete stimuluese të cilat janë të dedikuara komunave më të pazhvilluara, ka filluar më 24 shkurtë.
READ MOREBanka Botërore dhe Republika e Sërbisë kanë nënshkruar marrëveshjen rreth kreditimit nga kjo bankë në një sumë prej 388 milionë euro për përfundimit të punëve në koridorin 10, ka lajmëruar ky institucion finansiar.
Banka do të marrë pjesë në finansimin e 84 km autostradës në mes të Prosekës dhe Dimitrovgradit, si dhe 74 km autostradë prej Leskocit deri në Levosojë në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kurse suma tjetër e nevojshme do të sigurohet nga Helenik plani dhe kreditimi në bankat tjera ndërkombëtare.
READ MOREKnut Volebek, Komesari i Lartë i OSBE-së për pakica kombëtare bisedoi me drejtorin e shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviqin mbi pozitën e pakicave kombëtare në Serbinë Jugore. Në këtë takim mori pjesë edhe kryeshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Hans Ola Urstad me bashkëpunëtorët e tijë.
Përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Trupit Koordinues, ranë në ujdi se temat kryesore në Serbinë Judore janë formimi i qeverisë multietnike në Bujanoc dhe Preshevë…
READ MOREHolandezi Jerun De Vris është kryeshefi i ri i zyres së OSBE-së në Bujanoc. Ai në këtë postë zëvendësoi Martin Brooks i cili u transferua në zyren e EULEKS-it në Prishtinë. De Vris ka punuar në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kamboxhë, në Misionin e UNHCR-t në Ruandë, në Bosnë dhe Hercegovinë, Kroaci si dhe në misione tjera ndërkombëtare. Zyrja e OSBE-së në Bujanoc është hapur në vitin 2001 pas përfundimit të konflikteve të armatosura në Serbinë Jugore.
READ MOREPërmbajtja e tërësishme e autorit, në të cilën hyn materialet grafike, tekstuale, programore dhe materialet tjera, ndodhen nën mbrojtjen e Ligjit për Drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta.
READ MOREKonferenca e qyteteve dhe fshtarave, nënshkruan dje memorandum për bashkëpunimin me 18 komuna të pazhvilluara, në suaza të realizimit të projektit ,,Mbështetja e bashkësive lokale në realizimin e inkluzionit social’’, është thënë nga kjo organizatë.
READ MOREOrganizata jogeveritare Japoneze Qendra për Prevencionin e Konflikteve dhuroi 100.000 € për projetin ekologjik, ,,Rrethina e pastër’’ në Bujanoc. Në suaza të projektit ,, ,,Rrethina e pastër’’ komuna do të marrë donacion tetë kamionë të vegjël për bartjen e mbeturinave, kurse tri shkolla si pjesëmarrëse do të fitojnë pajisjet për mbledhjen e mbeturinave.
READ MOREFalë donacionit të Ministrisë së shëndetit, shtëpia e shëndetit në Medvegjë mori donacion aparatin e parë të ultrazërit për kontrollimin kardiovaskular dhe abdominal. Vlera e donacionit kapë shifrën prej tre milionë dinarësh.
READ MOREQendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë Jugore dhe agjensioni informativ regjional JUGpress, në Leskoc organizuan tribunën e dhjetë me radhë në suaza të projektit ,,Kosova nga ana tjetër’’. Pjesëmarrësit e tribunës kanë qenë Mllagjan Gjorgjeviq, këshillëtarë i kryetarit Boris Tadiq për Kosovën, Marko Jakshiq, nënkryetarë i komunave serbe në Kosovë si dhe Dragan Nikoliq, kryeshef i rrethit të Pomoravles në Kosovë.
READ MOREDrejtori i USAID-it programi i sigurisë ekonomike Majkëll Pillsberi nënshkroi më 29.01.2009 marrëveshjen mbi bashkëpunimin për zbatimin e programit "Të arriturat e të rinjëve" me përfaqësuesit e komunave të Vranjës, Preshevës dhe Bujanocit.
READ MOREAmbasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandër Konuzin, vizitoi Sërbinë Jugore më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2009. Vizita është organizuar në mbështetjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjatë vizitës së tijë, ambasadori konuzin është takuar me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të këtyre tri komunave si dhe me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të cilët përfaqësohen në kuvendet komunale në komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Qëllimi ivizitës së ambasadorit Konuzin ishte njoftimi mbi situatën politike dhe ekonomike në Sërbinë Jugore.
Gjatë vizitës së Preshevës dhe Bujanocit, ambasadori Konuzin, nënkryetari i Trupit Koordinues Sima Gazikaloviq dhe drejtori i Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq janë takuar me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Nadër Sadikun dhe Shaip Kamberin si dhe me kryetarët e kuvendeve komunale Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliun.
READ MOREGjat ditës së dytë të vizitës së Sërbisë jugore, Ambasadori Konuzin bisedoi me përfaqësuesit të pushteteve lokale dhe përfaqësuesit e partive politike shqipëtare dhe serbe të Preshevës e më pastaj me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, kryetarin e kuvendit Jonuz Musliu si dhe me përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Sërbinë Jugore.
READ MORE