Kryetari i Trupit Koordinues, ministri Milan Markoviq, kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Preshevës, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberii dhe Slobodan Drashkoviq dhe kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, janë takuar në Ministrinë e ekonomisë dhe të zhvillimit regjional me kryetarin e Trupit koordinues, sekretarin shtetërorë Dejan Jovanoviq, sekretarin shtetërorë Nebojsha Qiriq dhe drejtorin e Agjensionit për Privatizim Vladislav Cvetkoviq.
READ MORENOVI SAD – Pas suksesit të çfaqjes teatrale multietnike ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ në Bujanoc dhe Beograd në dhjetorë të vitit 2009, nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva, çfaqjen rinore për jetën e tyre në Serbinë jugore, në të tri gjuhët e tyre dhe në gjuhën angleze, do ta luajnë në Kikindë (më 25 shkurtë), Zrenjanin (më 26 shkurtë), Sremska Mitrovicë (më 27 shkurtë), Shid (më 28 shkurtë) dhe në Sombor (2 marsë). Çfaqja më 19 maj do ta hapë Vukov Sabor-in e 39 në Lloznicë.
READ MOREQendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni Regjional informativ JUGpress më 23 shkurtë ka organizuar tribunën ,,Kosova nga ana tjetër, qka pas konfliktit’’ ku tema kryesore ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion.
READ MOREBUJANOC – Të martën, më 23 shkurtë, në Bujanoc është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunimin në mes të dy klubeve Basketbollistike ,,BSK Junior’’ dhe ,,Elita’’. Marrëveshjen e kanë nënshkruar Miroslav Ristiq nga KB ,,BSK Junior’’ dhe Selami Selimi në emër të KB ,,Elita’’, si dhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si garantues të marrëveshjes.
READ MOREBUJANOC – të martën , më 23 shkurtë, në ora 14,30 në qendrën Sportive ,,Mladost’’ në Bujanoc do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunimin multietnik dhe sportiv në mes të Klubit basketbollistik ,,BSK Junior’’ dhe ,,Elita’’. Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me nënshkrimet e tyre do do të jenë garantues të kësaj Marrëveshjeje.
READ MORENë suaza të projektit “T’i njohim te drejtat tona” i cili realizohet nga OJQ ,,Qendra për Arsimim Multikulturorë’’ nga Presheva, në zyret e organizatës ,,Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut’’ është organizuar tryeza e rrumbullakët mbi rëndësinë e formimit të Këshillit Nacional të Shqipëtarëve.
READ MOREBUJANOC – Përfaqësuesit e Qendrës për rezistencë jo të dhunshme (CNO) dhe Qendrës për politika arsimore (COP) dje (më 18 shkurtë) në Bujanoc kanë prezentuar rezultatet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc. Studioja është si rezultat i një studimi disamujorë në suaza të projektit ,,Reforma e e politikës arsimore në Sebinë jugore’’ i cili ka sistematizuar elementet e sistemit arsimorë në Serbi dhe ka perceptuar përvojat nga regjioni në bazë të së cilave do të japë skenarin për aktivitetet e ardshme.
READ MORENxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë dhe Serbë, duan të përpilojnë fjalorin shqip-serbisht i cili do t’ua lehtësonte komunikimin e përditshëm. Ky është njëri ndër konkluzionet e punëtorisë mbi nevojat kulturore të rinisë Preshevare të cilin e ka organizuar Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore.
READ MOREBUJANOC – Qendra kundër dhunës dhe Qendra për politikë arsimore, të enjten, më 18 shkurtë të vitit 2010 në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturs në Bujanoc duke filluar në ora 10h, do të prezentojë rezultatet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc. Studioja është rezultat i hulumtimeve disamujore në suaza të projektit ,,Reforma e politikës arsimore në Serbinë jugore’’ i cili ka sistematizuar elementet e sistemit arsimorë në Serbi në bazë të përvojave nga regjioni, e më pastaj bazë së cilave përvoja ka ofruar skenarin e aktiviteteve të ardhshme.
READ MOREBEOGRAD – Kryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq të martën më 16 shkurt u takua me deputetin popullorë Riza Halimin dhe kryetarin e Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq.
READ MOREMbrojtësi i qytetarëve të Serbisë Sasha Jankoviq deklaroi dje në Medvegjë se numri më i madh i ankesave të qytetarëve që vijnë nga kjo komunë dhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit i përket administrimit jo të mirë.
READ MOREShërbimi profesional i mbrojtësit të qytetarëve të Serbisë më 11 dhe 12 shkurtë do të qëndrojë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ku do të pranojë ankesat e qytetarëve në punën e organeve të administratës. Këshillëtarët e mbrojtësit të qytetarëve, në Bujanoc do t’i pranojnë palët të enjten më 11 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 në ndërtesën e komunës. Në Preshevë pranimi i qytetarëve bëhet të premten më 12 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 gjithashtu në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa në Medvegjë në të njëjtën ditë prej orës 08.00 drei ora 18.00 në Shtëpinë e Kulturës.
READ MORE