Vrajë – Doganierët në pikën kufitare të Preshëvës kanë ndaluar tetë emingrant nga Sirija të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin.
Siç është njoftuar nga Administrata Doganore, rreth orëve të vona në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar furgoni me targa bullgare i cili kishte udhëtuar në linjën Bullgari – Serbi.
READ MOREOrganizata joqeveritare nga Novi Pazari “Urban In“, realizon projektin i cili quhet „Të rinjët aktiv për këshilla nacionale aktive“. Qëllimi i këtij projektit është rritja e pjesëmarrjes së rinjëve në punën e këshillave kombëtare të pakicave, ndikimi i tyre në marrjen e vendimeve për arsye të rritjes së nivelit dhe kualitetit realizimit të drejtave pakicore dhe intergrimin e pakicave në shoqërinë serbe. Projektin e finanson UE-ja, ndërsa ai do të realizohet në territorin e Sanxhakut, jugut të Serbisë (në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Vojvodinë dhe Beograd.
READ MORESot nga Kurshumlija, 37 ushtarë janë nisur për në Qipro në një mision paqësor gjashtë mujor, në mesin e tyre janë edhe katër femra. Detyra e tyre do të jetë sigurimi i objekteve në kufirin me Turqinë dhe pjesën greke të ishullit. Kjo është grupa e shtatë e ushtarëve të cilat shkojnë në misionet paqësore në Qipro, ndërsa të gjithë ata më parë kanë kryer trajnimin dhe kontrollin e aftësive në bazën „Jug“ në Bujanoc.
Kryeshefi i Shtabit Gjeneral, gjenerali Lubica Dikoviq me ketë rast ka thënë se ushtarët tanë jo vetën në misionin në Qipro por edhe në misione tjera nëpër botë, prezentojnë në mëyrën më të mirë të mundshem ushtrinë dhe qytetarët e Republikës së Serbisë
Burimi: Politika, RT Vojvodina 1 dhe Trupi Koordinues
READ MORENë kuadër të projektit "Këtu jemi sëbashku – ndihma europiane për përfshirjen e romëve ", me vlerë prej 4,8 milion euro dhe të cilin e finanson UE-ja, ndërsa e zbaton misioni i OSBE-së në Serbi, njëzet vetqeverisjet lokale kanë fituar automjete për terren të tipit „Daçia“, ku dje janë dorëzuar në Pallatin e Serbisë në prani të ministresësh Jandranka Joksimoviq, shefit të delegacionit të UE-së në Serbi, Majkëll Devenport dhe shefit të Misionit të OEBS-it në Serbi Peter Burkhard.
READ MOREKryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i shoqëruar me kryeshefin e Repartit për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve të Ministrisë së Bujqësisë, Budimir Pallvshiqa, kryetarin e komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, përfaqësuesin kompetent të veterinarisë së Nishit dhe Lebanit dhe inspektorin e veterinarisë, kanë vizituar familjet të cilave kopetë e deleve i`u janë prekur nga sëmundja e „gjuhës së kaltër“.
READ MORENga shtypi sapo ka dalur vepra kapitale „Fjalori i të folurit në jugun e Serbisë“ (provincionalizmat, dialektet, barbarizmat etj.), shkrimtarit dhe profesorit univerzitar në penzion dr. Momçillo Zllatanoviq (1934) nga Vranja.
Ky është botimi i katërt, i plotësuar, i veprave të gjëra leksikografike të të folurit në jugun e Serbisë me më shumë se 20.000 fjalë dhe terme, me 810 faqe, të lëshuar nga Fakulteti i Mësuesisë në Vranjë.
READ MOREKompania “Simpo” nga Vranja ka dalur nga bllokada, dhe nga 15 nëntori, në disa fabrika janë krijuar kushte për fillimin e procesit të prodhimit.
Siç ka thënë drejtori gjeneral i Simpo-s, Sllagjan Disiq, fjala është para së gjithash për Fabrikën e prodhimit të tapetave në Vranjë dhe Fabrikën e dyshekëve në Bujanoc.
READ MOREBujanoc – Njësitet e Ushtirsë së Serbisë janë deklaruar për pjesëmarrje në operacionet multinacionale – të çetës së motorizuar të këmbsorisë, të togut të ushtrisë policore dhe togës së mbrojtjes atomiko-biologjiko-kimike, nga 9 deri 12 shtator kanë mbajtur stërvitjen “Shtit – 4” në poligonin Boravac dhe në bazën “Jug” në Bujanoc.
Qëllimi i stërvitjes është kontrolli i nivelit të arritur të aftësive luftarake të njësiteve të deklaruara për pjesëmarrje në operacionet multietnike, në përputhje me Konceptin e aftësive operative.
READ MOREUdhëheqësja e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit, Fazilla Azemoviq ka deklaruar se 16 ndërmarrje shoqërore në Bujanoc sëshpejti pritet të privatizohen, sepse gjenden në ofertën publike të cilën e paraqitur në mes të muajit gusht Agjensioni Republikan për Privatizim. Përveç 11 ndërmarrjeve të cilat kanë selinë e tyre në Bujanoc, në procedur gjenden edhe pesë ndërmarrje në territorin e komunës, të cilat kanë selitë e tyre në qytetet e tjera të Serbisë.
READ MOREDrejtori i Institutit Specialistik të Veterinarisë në Nish, Millosh Petroviq ka thënë se deri më tani nuk ka pasë ngordhje të kafshëve shtëpiake nga sëmundja e „gjuhës së kaltërt“ e cila është laboratorisht e vërtetuar në komunën e Medvegjës në fshatrat Gërbavç dhe Ravna Banjë.
Rreth dyshimit se bëhet fjalë për sëmundjen e „gjuhës së kaltërt“ Insituti Specialistik i Veterinarisë, kanë lajmëruar nga Stacioni i Veterinarisë në Laban, ka treguar Petroviq dhe tha se menjëherë sipas kësaj informate shërbimi epozootialistik, inspeksioni veterinarik dhe veterinarët nga Lebani kanë vizituar tufën e deleve dhe fotografia klinike e kafshëve ka treguar praninë e sëmundjes.
READ MORENë territorin e komunës së Medvegjës është lajmëruar sëmundja „gjuha e kaltër“ ethet katarale, sëmundje virusale e cila rrezikon t’i shkatrrojë kafshët, në veçanti delet, ndërsa ekipet veterinarike edhe sot janë në terren. Komuna ka siguruar ndihëm urgjente finansiare për 30 banorë të cilët kanë lajmëruar që tek kafshët është vërejtur kjo sëmundje prej të cilës janë të rrezikuara 300 dele.
READ MOREVetëm pesë përqind e nxënësve shqiptar nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilët serbishtën e mësojnë si gjuhë joamtare, kanë dituri të mjaftueshme të serbishtës dhe aftësinë funksionale për komunikim efikas gojor apo shkrimor, kanë treguar rezultatet e Studimit mbi mundësitw e avansimit të mësimdhwnies dhe arsimimit të serbishtës si gjuhë joamtare në shkollat fillore në këto komuna, i cili studim është prezentuar në takimin e mbajtur në Pallatin Serbija.
READ MORE