Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dr Aleksandar Martinoviq, u takua sot me ambasadorin e Japonisë në Republikën e Serbisë, Sh.T. Akira Imamura.
Gjatë bisedës u shqyrtuan aktivitetet që Trupi Koordinues po zbaton në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit me Ambasadën e Japonisë përmes projekteve konkrete të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në këto komuna.

Dr Martinoviq i transmetoi ambasadorit Imamura gatishmërinë e Republikës së Serbisë dhe Trupit Koordinues për të dhënë mbështetje të plotë për të gjitha nismat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të këtyre tre komunave, duke theksuar se investimet e biznesmenëve japonezë kanë rëndësi të madhe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për qëndrimin e të rinjve në këto zona.
Dr Martinoviq theksoi se prioritet i Trupit Koordinues është krijimi i kushteve të qëndrueshme dhe stabile për jetën e të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në frymën e besimit ndëretnik, bashkëpunimit dhe përparimit të përbashkët.

Takimit i morën pjesë edhe sekretari i parë i Ambasadës së Japonisë, z. Yokohama Wataru, këshilltari Kitajima Yoichi, si dhe ushtruesja e detyrës së zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, Jelena Çolić, dhe këshilltari në Shërbimin e Trupit Koordinues, Goran Gavriloviq.
Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues











