30.12.2025.

KRYETARI I SERBISË, TOMISLLAV NIKOLLIQ VIZITOI RRETHIN E PÇINJËS

  • In Lajme
  • 1. June 2015.
  • 35 Views
KRYETARI I SERBISË, TOMISLLAV NIKOLLIQ VIZITOI RRETHIN E PÇINJËS

Kryetari i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në kuadër të vizitës në rrethin e Pçinjës, ka mbajtur takim në Vrajë, në të cilin morrën pjesë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviq, kryetari i Vrajës, Zoran Antiq, deputetët popullorë dhe kryetarët e komunave. 

Kryetari i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në kuadër të vizitës në rrethin e Pçinjës, ka mbajtur takim në Vrajë, në të cilin morrën pjesë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviq, kryetari i Vrajës, Zoran Antiq, deputetët popullorë dhe kryetarët e komunave.

Kryetari i Trupit Koordinues e ka njoftuar kryetarin e Serbisë me situatën në jugun e Serbisë. Stankoviq ka theksuar se nuk kemi pasur rrezik nga shpërthimi i konfliktit nga Maqedonia, si dhe që situate e sigurisë në këto tri komuna është stabile. Stankoviq, gjithashtu theksoi se zhvillohen aktivitete të rregullta duke filluar prej ndërtimit të ndërtesës së Paraleles së Fakultetit Ekonomik, deri tek punësimi i gjenekologëve në maternitetin në Preshevë, si dhe takimeve të rregullta me udhëheqësinë e komumave dhe me liderët politik të partive shqiptare dhe serbe.

Duku i`u drejtuar të pranishmëve, kryetari Nikolliq, ka thënë se qëllimi kryesor i qëndrimit të tij është mbledhja e Këshillit për renovimin e Konakut të Mbretit në Manastirin e Prohor Pçinjës, por edhe vizita e Zonës Tokësore të Sigurisë dhe Surdulicës. Qëllimi i parë dhe kryesor është që t`a ruajmë sigurinë dhe të sigurohemi nga incidentet e fundit të cilët ndodhën në Maqedoni.

„Në ate janë të angazhuar të gjithë në Serbi dhe është vendosur një bashkëpunim i jashtëzakonshëm në mës të Ushtrisë, Policisë dhe KFOR-it. Me veprimtaritë parandaluese kemi arritur që t`i rrefuzojmë të gjithë ata të cilët eventualisht kanë tentuar t`a rrezikojnë sigurinë. Serbia nuk do luftojë, mirëpo do të luftojë kundër terrorizmit”, ka thënë kryetari Nikolliq. Arsyeja tjetër e vizitës sime është që personave më kompetent në rrethin e Pçinjës, me Trupin Koordinues dhe Qeverinë t`iu sigurojmë kushtet që njerëzit të mos e lëshojnë vendin dhe në vendet tjera të kërkojnë jetë më të mirë. Qëllimi është që në të tërë rrethin e Pçinjës të krijojmë kushte për punësim. Serbia duhet dhe Serbia do t`i mundësojë të gjithë qytetarëve t`a harmonizojnë mënyrën e jetës, ka porositur kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliq. Ai ka thënë se dëshiron që t`i inkurajojë të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Serbisë dhe kështu që Qeveria të merr disa masa për sigurimin e kushteve për jetën e sigurtë dhe më të mirë të qytetarëve.

Burimi: Ueb faqja e komunës së Vrajës dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka