02.01.2026.

KRYETARËT E KOMUNAVE BUJANOC DHE PRESHEVË NË BEOGRAD KANË BISEDUAR ME AMBASADORIN BRITANEZ

  • In Lajme
  • 3. February 2017.
  • 22 Views
KRYETARËT E KOMUNAVE BUJANOC DHE PRESHEVË NË BEOGRAD KANË BISEDUAR ME AMBASADORIN BRITANEZ

Beograd – Kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Arifi, të enjten në Beograd kanë biseduar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Serbi, Denis Kif, rreth situatës në këto komuna dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë.

Arifi dhe Kamberi kanë shprehur kënaqësi për këtë takim, ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit ka paralajmruar se “politikanët lokal në të ardhmen do të bashkëpunojnë më shumë me përfaqësuesit e ambasadave të cilat janë të akredituara në vend”.

Kamberi në profilin e tij në Facebook, ka theksuar se “fokusi më i fortë i faktorit ndërkombëtar është në nevojat (qytetarëve) dhe situatën momentale”, ka transmetuar portali në gjuhën shqipe “Titulli” në Bujanoc.

Arifi theksoi se sëbashku me Kamberin “ka njoftuar ambasadorin rreth situatës momentale politike”.

Ai në Twiter ka publikuar se ambasadori Kif, gjatë bisedës ka shprehur kënaqësi “për zgjidhjen pragmatike dhe konstruktive të problemeve teknike dhe politike” në Preshevë dhe Bujanoc.

Rreth këtij takimi edhe ambasadori Kif është shprehur në Twiter: “Biseda me përfaqësusit e komuna Preshevë dhe Bujanc rreth ideve për bashkëpunim konstruktiv me Qeverinë e Serbisë”.

Burimi: Tanjug, Blic, RTV dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka