Nish – Kryeministri Aleksandar Vuçiq pas takimit me kryeshefat e Rrethit të Nishavës, Topllicës, Pirotit, Jabllanicës dhe Pçinjës, dhe kryetarët e qyteteve dhe komunave të gjitha komunave të këtyre pesë rretheve, ka thënë se ka dëgjuar të gjithë kryetarët e qyteteve dhe komunave dhe se disa probleme janë zgjidhur.

Nish – Kryeministri Aleksandar Vuçiq pas takimit me kryeshefat e Rrethit të Nishavës, Topllicës, Pirotit, Jabllanicës dhe Pçinjës, dhe kryetarët e qyteteve dhe komunave të gjitha komunave të këtyre pesë rretheve, ka thënë se ka dëgjuar të gjithë kryetarët e qyteteve dhe komunave dhe se disa probleme janë zgjidhur. Ka theksuar se Qeveria jashtë asaj që financon ministritë, ka ndarë mjete shtesë për jugun e Serbisë prej dy miliardë dinarëve, duke thënë se shteti do të punoj rreth kësaj që sa më shumë të holla të siguroj për këtë pjesë të vendit përmes investimeve dhe vendeve të reja të punës.
„Sjellim të holla dhe do të sjellim edhe më shumë të holla për jugun e Serbisë”, ka thënë kryeminstri Vuçiq.
Kryeministri ka dhënë si shembull se qyteti i Nishit do të marrë rreth 300 milion dinarë për rregullimin e fasadave, si edhe mjete shtesë të siguruara për Vrajën, Leskocin, Prokuplën dhe Pirotin, duke paralajmruar se investimet e Qeverisë në ndërtimin e objekteve të ndryshme prej atyre sportive deri në ato turistike.
Sipas fjalëve të tij, do të investohet edhe në banja në këtë territor: në banjën e Kurshumlisë, Lukovit, Prollomit, Sijarinës dhe Bujanocit.
“Kemi shikuar që të zgjidhim dhe çështjen e përpunimit të perimeve dhe pemëve, ndërsa kemi biseduar edhe rreth sjelljes së investitorëve”, ka thënë Vuçiq, duke paralajmruar se kompania italiane Leoni do të hap fabrikën në Nish.
Kryeministri Vuçiq ka thënë se në rrugë realizohet punë të rëndësishme të cilat nuk kanë qenë më parë “pesëdhjetë deri gjashtëdhjetë vjet”.
„Kemi edhe shumë investitorë që do t`i sjellim këtu…. sjellim angazhimin e gjithë ministrave, por sjellin edhe të holla”, ka thënë ai, duke shtuar se egziston edhe dëshira e madhe që përsëri të përdoret kazermat të cilat më herët janë mbyllur.
Theksoi se puna e Qeverisë është që të zvogëloj varfërinë edhe në atë aspekt punon, duke thënë se egziston dëshira që të investohet, në mes të tjerash dhe në turizëm.
Kryeministri Vuçiq ka thënë se pensionerët do të kenë pozitë të mirë, dhe se pagat do të jenë më të mëdha në sektorin publik për mësuesit, arsimtarët, policët dhe të punësuarit në sektorin e jurispudencës dhe në ushtri.
Kryeministri i Serbisë ka deklaruar se është kryer ndarja e tatimit në fitim nga lokali në republikë, e cila është paraparë me miratimin e ndryshimeve të Ligjit mbi Financimin e Vetqeverisjeve Lokale, dhe e cila ka qenë kërkes e UE-së, FMN-ës dhe Bankës Botërore.
Me miratimin e mërhershmën të ndryshimeve të Ligjit mbi Financimin e Vetqeverisjeve Lokale, është paraparë që prej tatimit të përgjithshëm në fitim i cili paguhet vetqeverisjeve lokale, në vend të 80 përqindshit që ishte deri më tani, për qytete do të mbetet 77 përqind, ndërsa për komuna 74 përqind.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues











