01.01.2026.

KONKURSI PUBLIK PËR NDARJEN E START-UP KREDIVE INOVATIVE PËR SUBJEKTET EKONOMIKE NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE DHE KOMUNIKATIVE NË REPUBLIKËN E SERBISË NË VITIN 2016

  • In Lajme
  • 12. April 2016.
  • 40 Views
KONKURSI PUBLIK PËR NDARJEN E START-UP KREDIVE INOVATIVE PËR SUBJEKTET EKONOMIKE NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE DHE KOMUNIKATIVE NË REPUBLIKËN E SERBISË NË VITIN 2016

Mistria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit shpallë ftesë publike për subjektet e interesuara ekonomike në fushën e teknologjisë informative dhe komunikative (IKT) për dorëzimin e kërkesa për ndarjen e mjeteve kreditore, start-up dhe kredive inovative të përcaktuara nga buxheti i Republikës së Serbisë për vitin 2016.

Ndarja e mjeteve kreditore kryhet në përputhje me Rregulloren mbi ndarjen dhe përdorimin e mjeteve kreditore për financimin e subjekteve ekonomike në fushën e IKT (“Gazeta Zyrtare e RS” nr 15/16), e cila përcakton mënyrën e ndarjes dhe përdorimit të mjeteve kreditore për financimin e start-up dhe kredive inovative në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit.

Kreditë start-up ndahen për subjektet ekonomike të cilat janë të regjistruara në dy vitet e fundit duke filluar nga data e shpalljes së konkursit për ndarjen e mjeteve kreditore, ndërsa për kreditë inovative ndahen për subjektet ekonomike të cilat janë të regjistruara më shumë se dy vite duke filluar nga data e shpalljes së konkursit për ndarjen e mjeteve kreditore. 

Start-up dhe kreditë inovative miratohen për Projektin zhvillimor të prodhimit të ri apo egzistues apo shërbimeve nga fusha e IKT (projektet inovative).

Të drejtë për shfrytëzimin e kredive start-up dhe inovative kanë subjektet ekonomike të regjistruara në Agjensionin për Regjistra Ekonomik në fushën e: publikimit të softverëve të tjerë, programimit kompjuterik, publikimit të lojrave kompjuterike, veprimtarive konsulltative në kuadër të teknologjisë informative, menaxhimit të paisjeve kompjuterike, shërbimet tjera të teknologjisë informative, përpunimit të të dhënave, hosting, etj., ueb portaleve, telekomunikacionit kabllor, telekomunikacionit pa tela, telekomunikacionit satelitor, veprimtarive të tjera telekomunikuese.

Vlera e kreditit është prej 300.000,00 deri 1.500.000,00 dinarë për sipërmarrësit, ndërsa prej 500.000,00 deri 3.000.000,00 për personat juridik. Afati për pagim është deri në katër vjet, me periudhën grejs deri në një vit (në kuadër të afatit të pagimit prej katër vitesh);

Shkalla e interesit është 1% në nivel vjetor, ndërsa në periudhën grejs interesi llogaritet dhe përllogaritet në borxhin kryesor.

Afati për dorëzimin e kërkesës për miratimin e kreditit është 7 maj 2016.

Më shumë informacione mund t`i merrni në http://mtt.gov.rs/vesti/javni-konkurs-za-dodelu-start-ap-i-inovativnih-kredita-2016/

Burimi: Mistria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака