Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Serbi japin 10 bursa të qëndrimit të shkurtër (deri në 18 ditë) për studiuesit serbë që dëshirojnë të përfundojnë një projekt kërkimor me një ekip francez kërkimor.

Ky qëndrim hulumtues duhet të zhvillohet midis 15 tetorit dhe 31 dhjetorit, dhe bursa mbulon koston e jetesës dhe akomodimit në Francë, si dhe kostot e sigurimit, ndërsa kostot e transportit në realicionin në mes Serbisë dhe Francës nuk mbulohen.
Grupi i synuar janë studiues në të gjitha nivelet që punojnë në një ekip hulumtues në Serbi (asistentë, studentë të doktoraturës, studentë pas doktoraturës, studiues, pedagogë, profesorë, informaticientë, inxhinierë, mjekë …).
Fushat e hulumtimit janë:
• Inteligjenca artificiale (2)
• Energjia e rinovueshme (2)
• Çështjet evropiane (2)
• Urbanizmi dhe arkitektura e qëndrueshme (2)
• Historia dhe pajtimi (2)
Kandidaturat duhet të dorëzohen personalisht ose të dërgohen me postë të rregullt ose me postë elektronike deri më 10 shtator 2019.
Për më shumë informacion klikoni në http://www.institutfrancais.rs/kratki-istrazivacki-boravak-u-francuskoj/
Burimi: Instituti Francez në Serbi dhe Trupi Koordinues