Nisma për Zhvillim Europian të Arsimit, përmes përkrahjes së Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, ka shpallur ftesë publike të gjithë sipërmarrësve të rinj për pjesëmarrje në trajnimin falas pesëditor, i cili do t`i ndihmoj që të nisin biznesin e tyre individual.
Nisma për Zhvillim Europian të Arsimit, përmes përkrahjes së Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, ka shpallur ftesë publike të gjithë sipërmarrësve të rinj për pjesëmarrje në trajnimin falas pesëditor, i cili do t`i ndihmoj që të nisin biznesin e tyre individual.
Trajnimi do të përmbaj këto fusha:
- Sipërmarrësia – nga idea fillestare deri tek firmat individuale (dy ditë)
- Bazat e aspektit juridik të afarizmit (një ditë)
- Financat dhe kontabiliteti – tatimi dhe praktika (një ditë)
- Marketingu – si ta bëjmë biznesin individual të njohur dhe të suksesshëm (një ditë)
Kushtet e përgjithshme të konkursit:
- që kandidati të ketë më shumë se 18 vjet, përkatësisht që të ketë të drejtë të punoj në përputhje me Ligjin, si edhe të mos ketë më shumë së 30 vjet në përputhje me Ligjit për të Rinj
- të jetë qytetar i Republikës së Serbisë
- që të jetë i gatshëm që të kryej detyrat për pjesëmarrje në trajnim dhe aktivitetet tjera në projekte në përputhje me afatet e ofruara
- që të ketë aftësi të mira komunikimi
- që të ketë përgjegjësi dhe precizitet në punë
- që të jetë shumë i motivuar që në fund të procesit të hap biznesin e tij
Përparsi në selektim kanë kandidatët të cilët kanë të formuar idenë biznesore.
Ky trajnim është pjesë përbërse e projektit “Me dituri deri tek biznesi yt”, i dedikuar për të rinjët të cilët janë kreativ, të motivuar që të mësojnë dhe të nisin biznesin e tyre personal. Për 60 kandidatët më të mirë do të organizohet procesi mentorial i përkrahjes, për qëllim të forcimit të kapaciteteve të tyre për të nisur biznesin e tyre. Këta kandidatë kanë mundësi që përmes përkrahjes mentoriale të fitojnë këshilla fillestare dhe udhëzime në mënyrë që deri në fund të projektit duke hapur firmë të nisin biznesin individual.
Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim do të marrin çertifikata pas përfundimit të trajnimit, si dëshmi për posedimin e diturive dhe aftësive të tyre. Trajnimi do të mbahet në pjesën e dytë të gushtit 2017, në Beograd.
Paraqitja për pjesëmarrje në trajnim do të kryhet duke plotësuar formularin paraqitës i cili gjendet në këtë adresë http://bit.ly/2s368gz.
Me rastin e paraqitjes, përmes formularit të plotësuar aplikues, kandidatët duhet të dërgojnë:
- Biografinë e punës
- Letrën e shkurtër motivuese me përshkrimin e idesë biznesore
Pas plotësimit të formularit aplikues, është e nevojshëm që të dërgohet biografia e punës dhe letra motivuese në postën elektronike në adresën info@pokretpero.rs, më së voni deri më 16 korrik 2017.
Trajnimi, si edhe të gjitha aktivitetet tjera në projekt, për të gjithë kandidatët financohen nga mjetet e projektit “Me dituri deri tek biznesi yt”, të cilin e ka përkrah Ministria e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë.
Burimi: www.kancelarijazamlade.rs dhe Trupi Koordinues











