02.01.2026.

KONKURSI PËR LOGON E PROMOVIMIT TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

  • In Lajme
  • 20. October 2016.
  • 35 Views
KONKURSI PËR LOGON E PROMOVIMIT TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Bujanoc – Incijativa Qyterare shpall konkurs për logon e fushatës, e cila do të merret me promovimin e të drejtave të fëmijëve, Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe Protokollit të Tretë Opsional të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Bujanoc – Incijativa Qyterare shpall konkurs për logon e fushatës, e cila do të merret me promovimin e të drejtave të fëmijëve, Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe Protokollit të Tretë Opsional të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Temë e fushatës do të jetë edhe rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me shkeljen e të drejtave dhe mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Të drejtë  pjesëmarrje kanë të gjithë fëmijët e  moshës  nga 6 deri në 18 vjeç, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Bujanoc.

Teknika e punës nxënësit  mund të zgjedhin vetë, sugjerohet blloku shkollor që përdoret në lëndën e artit figurativë

Punimi duhet të ketë titull, i cili mundë të jetë në formë të slloganit. Të gjitha punimet duhet të nënshkruhen me emrin dhe mbiemrin e plotë, dhe duhet të shënohet klasa dhe emri i shkollës

Konkursi është i hapur për individë apo grup autorësh. Pjesëmarrësit qoftë si individ apo grup autorësh, mund të dërgojnë deri në tri vepra

Një komision prej tre anëtarësh do të zgjedhë punimin më të mirë, fituesit do ti jepet një kupon në vlerë prej 10.000 dinarë.

Punimet mund të dërgohen me postë apo individualisht në adresën: Karagjorgje Petroviqa 288, Bujanoc me titullin “për konkurs – logo”.

Konkursi ështi i hapur prej 1 tetori 2016  deri më 31 janar 2017.

Për informata shtesë lidhur me konkursitn mund të dërgohen në e-mail adresën: fismir@gradjanske.org ose tel. 063 128 27 48.

Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака