Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit ka shpallur konkurs publik për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit në vitin 2019.
Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit ka shpallur konkurs publik për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit në vitin 2019.
Qëllimi i përgjithshëm i konkursit publik është mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit në kuadër të temave dhe fushave të mëposhtme:
• Mbrojtja e natyrës – rrjeti ekologjik dhe zonat e mbrojtura;
• Ndryshimet klimatike – bujqësia, energjia, transporti, pyjet dhe uji;
• Ekonomia e Qarkullimit – sipërmarrësia ekologjike – rrjeti ekologjik, zonat e mbrojtura, ekonomia e qarkullimit;
• Aktivizimi qytetar – zbatimi i ligjeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, vlerësimit strategjik dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis; mbrojtja nga ndotja e ajrit dhe mbrojtja nga zhurma;
• Natyra në zonat urbane – pyllëzime, kopshte urbane, xhepa urbane, parqe, çati të gjelbra;
• Ngjarjet dhe ekologjia (rrjeti ekologjik dhe zonat e mbrojtura, ekonomia qarkulluese).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e shpalljes së konkursit publik në faqen e internetit të Ministrisë, ose përfundimisht më 12 prill 2019.
Teksti i konkursit publik dhe dokumentacioni tjetër mund të shkarkohet në
Burimi: Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe Trupi Koordinues











