Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit shpallë Ftesë Publike për subjektet e interesuara ekonomike në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), për dorëzimin e kërkesave për ndarjen e mjeteve kreditore, kredive inovative dhe start-ap, të përcaktuara nga buxheti i Republikës së Serbisë për vitin 2016.

Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit shpallë Ftesë Publike për subjektet e interesuara ekonomike në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), për dorëzimin e kërkesave për ndarjen e mjeteve kreditore, kredive inovative dhe start-ap, të përcaktuara nga buxheti i Republikës së Serbisë për vitin 2016.
Ndarja e mjeteve kreditore kryhet në përputhje me Rregulloren mbi renditjen dhe përdorimin e mjeteve kreditore për financimin e subjekteve ekonomike në fushën e TIK (“Gazeta Zyrtare e RS” nr 16/16), e cila rregullon mënyrën e ndarjes dhe përdorimit të mjeteve kreditore për financimin e kredive inovative dhe start-ap në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit.
Kredit start-ap ndahen për subjektet ekonomike të cilat janë regjistruar në dy vitet e ardhshme duke filluar nga data e shpalljes së konkursit për ndarjen e mjeteve kreditore, ndërsa për kredit inovative ndahen për subjektet ekonomike të cilat janë të regjistruara më shumë se dy vite duke filluar nga data e shpalljes së konkursit për ndarjen e mjeteve kreditore.
Kredit inovative dhe start-ap jepen për Projektet e zhvillimit të prodhimit të ri apo egzistues apo shërbimeve nga fusha e TIK (Projektet inovative).
Të drejtë për konkurim të kredive inovative dhe start-ap kanë subjektet ekonomike të regjistruara në Agjensinë për Regjistra Ekonomik (APR) në fushën e: publikimin e softverëve tjerë, programime kompjuterike, publikimin e lojrave kompjuterike, veprimtarive konsulltante në kuadër të teknologjisë informative, përpunimin e të dhënave, hosting, ueb portaleve, telekomunikacionit kabllovik, telekomunikacionit pa tela, telekomunikacionit satelitor dhe veprimtaritë tjera telekomunikuese.
Vlera e kredit është prej 300.000,00 deri 1.500.000,00 dinarë për sipërmarrësit, ndërsa prej 500.000,00 deri 3.000.000,00 dinarë për personat juridik. Afati i shlyrjes është deri në katër vite, për periudhën grejs deri një vit (në kuadër të afatit të shlyerjes prej katër vite). Norma e interestit vjetor është 1%, ndërsa në grejs periudhën interesi llogaritet dhe shënohet në borxhin kryesor.
Afati për paraqitjen e kërkesave për miratimin e kreditit është 7 maj 2016.
Dokumentacionin e konkursit dhe informatat shtesë mund t’i merrni në adresën mtt.gov.rs.
Burimi: Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Trupi Koordinues











