Në bazë të Vendimit të drejtoreshës të Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 numër: 67-00-00001/2014-01 prej 11.03.2014, Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë кonkurs për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit.

Në bazë të Vendimit të drejtoreshës të Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 numër: 67-00-00001/2014-01 prej 11.03.2014, Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë
K O N K U R S
për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit
Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirsojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike. Shpenzimet e lartpërmendura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet.
I KUSHTET E KONKURSIT
Të drejtë në paraqitje në konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe me vendbanim në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të cilët plotësojnë kushtet e ardhshme formale të konkursit:
-të jenë shtetas të Republikës së Sërbis;
– gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë, të mos kenë përsëritur asnjë vit;
– të njohin gjuhën serbe;
– të mos kenë regjistruar asnjë fakultet dhe
– të mos kenë fituar të drejtën në bursë në ndonjë konkurs tjetër.
Që kandidati të jetë përfundimisht i zgjedhur si përdorues i bursës, duhet që pas përmbushjes së kushteve formale t`a kaloj edhe provimin kualifikues (pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe të regjistroj vitin e parë të studimeve.
II DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
– lutja;
– biografia, përkatsisht CV;
– vërtetimi mbi nënshtetësinë e Republikës së Serbisë (nënshtetësia origjinale ose kopja e vërtetuar në komunë ose në gjyq) jo më e vjetër se 6 muaj;
– çertifikata e lindjes (origjinali ose kopja e vërtetuar në komunë ose gjyq) jo më e vjetër se 6 muaj;
– dëshmia për vendbanimin në komunën e Preshevës,Bujanocit apo Medvegjës, të cilën e jep organi komunal i Ministrisë së Punëve të Brendshme ose fotokopja e vërtetuar e letërnjoftimit nëse nxënësi është i pajisur me letërnjoftim, apo të dhënat e shtypura rreth vendbanimit të deponuara nga letërnjoftimi i ri;
– kopja e vërtetuar e dëftesës rreth përfundimit të shkollës së mesme ( për katër vitet e shkollës së mesme, përkatësisht për tri vitet e para edhe për gjysëm vjetorin e vitit të katërt për ata të cilat janë ende në shkollë të mesme);
– letra motivuese e cila përmban arsyet për të cilat është përcaktuar të regjistrohet në fakultetin përkatës, planet për zbatimin e njohurive të arritura pas përfundimit të studimeve dhe kontributin profesional që presin t’i japin bashkësisë së tyre.
– dëshmitë rreth rezultateve të arritura në gara, nëse kandidati i posedon.
III NDARJA E BURSAVE
Procedura për ndarjen e bursave studentore fillon nga marrja e Vendimit të drejtoreshës së Trupit Koordinues rreth shpalljes së konkursit dhe formimit të komisionit. Komisioni procedurën zgjedhore për ndarjen e bursave e zhvillon në dy faza.
- Në fazën e parë të procesit të zgjedhjes, pas kalimin të afatit për paraqitje në konkurs, Komisioni i formuar me Vendimin e drejtoreshës do të formulojë listën për zgjedhjen e kandidatëve për bursë, duke vlerësuar përmbushjen e kushteve formale për paraqitje në konkurs.
- Në fazën e dytë të procesit të zgjedhjes Komisioni do të ftojë të gjithë kandidatët e paraqitur të cilat i përmbushin kushtet formale dhe do të zhvillohet me ata intervistë që të mund të vlerësohet motivimi i kandidatëve dhe aftësisa për të komunikuar. Pas intervistave me kandidatët të cilët i plotësojn kushtet formale të konkursit, Komisioni krijon rang listën të cilën si propozim i`a dorëzon drejtoreshës të Shërbimit të Trupit Koordinues.
Intervista me kandidatët do të zhvillohet në prill, pas skadimit të afatit për aplikim, për kohën dhe datën e saktë kandidatët do të njoftohen më vonë.
Vendimin përfundimtar rreth ndarjes së bursave e sjell drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, mbas nënshtrimit të provimit kualifikues për regjistrim në vitin e parë të studimeve dhe atë vetëm për kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin pranues në fakultetet e Univerzitetit të Novi Sadit.
IV SHUMA DHE PAGESA E BURSAVE
Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2014.
Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të shrytëzuesit të bursës.
Pagesa e bursave të miratuara pezullohet në rast të keqpëdorimit gjatë shpenzimit, në rast të mos arritjes së kushtit për regjistrimin e vitin të ardhshëm të studimeve dhe nëse kandidati lë studimet.
Të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesve të bursave definohen me kontratën për ndarjen e bursave, të cilën kandidatët, pas shpalljes së listës përfundimtare për ndarjen e bursave, e nënshkruajnë me Shërbimin e Trupit Koordinues.
V AFATI PËR PARAQITJEN DHE DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Afati për paraqitje në konkurs është 20 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e e Republikës së Serbisë.
Paraqitja në konkursin për ndarjen e bursave dhe dokumentet tjera, mund t’i dërgojn me postë ose t’i dorëzojn personalisht edhe atë kandidatët nga komuna e Bujanocit duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, (ndërtesa e komunës së Buajnocit, Karagjorgje Petroviq 115 ), kandidatët nga komuna e Preshevës, në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq 12), ndërsa kandidatët nga komuna e Medvegjës në në qendrën e shërbimit të administratës lokale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48), në zarfin e mbyllur me emër: PËR KONKURS PËR BURSA STUDENTORE, MOS TË HAPET DERI NË KALIMIN E AFATIT PËR PARAQITJE.
Organi i cili bën pranimin e lutjes, në të njejtën vendos vulën pranuese dhe datën kur është pranuar lutja.
Aplikacionet e vonuara nuk do të merren në shqyrtim, ndërsa aplikacionet jo të plota dhe jo të sakta do të rrefuzohen.
Listën përfundimtare dhe listën e bursistëve do ta shpallë komisioni për ndarjen e bursave, i formuar me vendimin e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues.
Të gjithë bartësit e aplikacioneve kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 8 ditëve nga dita e shpalljes së rang listës së kandidatëve, pas përfundimit të intervistës.
Vendimin përfundimtar për ndarjen e bursave e sjell drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, pas mbarimit të provimit pranues për regjistrim në vitin e parë të studimeve në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit, për kandidatët të cilët kanë përmbushur kushtet formale ligjore të konkursit.
Shkarko dokumentin: Teksti i konkursit 2014
Shkarko dokumentin: Informatori 2014

Burimi : Trupi Koordinues i Qeverisë së Republiës së Sërbisë











