02.01.2026.

KOMUNA E MEDVEGJËS KA MARRË PJESË NË MBLEDHJEN SHKENCORE TË ASOCIACIONIT PËR KUALITET DHE STANDARDIZIM TË SERBISË

  • In Lajme
  • 4. December 2017.
  • 37 Views
KOMUNA E MEDVEGJËS KA MARRË PJESË NË MBLEDHJEN SHKENCORE TË ASOCIACIONIT PËR KUALITET DHE STANDARDIZIM TË SERBISË

Medvegjë – Mbledhja shkencore e emëruar me emrin “Sistemi i kualiteteve kusht për biznesin dhe konkurencën e suksseshme” është organizuar përmes përkrahjes së Ministrisë së Arsmit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Insitutit për Standardizim të Serbisë, me qëllim që sistemi…

Medvegjë – Mbledhja shkencore e emëruar me emrin “Sistemi i kualiteteve kusht për biznesin dhe konkurencën e suksseshme” është organizuar përmes përkrahjes së Ministrisë së Arsmit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Insitutit për Standardizim të Serbisë, me qëllim që sistemi i kualitetit të bëhet kusht për afarizmin dhe konkurencën e suksseshme nëpër komuna.

Komuna e Medvegjës është prezantuar në mbledhjen e përmendur ndërkombëtare shkencore si shembuj të praktikës së mirë në menaxhimin e resurseve njerëzore.

Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës, ka prezantuar komunën e Medvegjës në mënyrën më të mirë, si shembull se si përmes vendosjes së sistemit profesional të trajnimit dhe avansimit të funksionit të menaxhimit me resurset njerëzore rritet shkalla e efikasitetit dhe kënaqësisë të qytetarëve me punën e vetqeverisjes lokale.

Asociacioni për Kualitet dhe Standardizim i Serbisë është organizat joqeveritare e cila grumbullon entuziastët të motivuar me ide, dëshirë dhe nevojë që sitetemi i kualitetit dhe konkurencës të bëhet kusht për vetqeverisjet lokale. Kjo ngjarje në mënyrë tradicionale mbahet në javën e fundit të nëntorit.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака