01.01.2026.

KËRKOBABIQ: PËR ZHVILLIMIN E KOOPERATIVAVE KËTË VIT 825 MILIONË DINARË NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË

  • In Lajme
  • 22. February 2018.
  • 40 Views
KËRKOBABIQ: PËR ZHVILLIMIN E KOOPERATIVAVE KËTË VIT 825 MILIONË DINARË NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË

Leskoc – Ministri i ngarkuar për zhvillim rajonal të Serbisë, Milan Kërbobabiq, ka deklaruar se në Leskoc Qeveria e Republikës së Serbisë këtë vit në zhvillim të kooperativave do të investoj 825 milionë dinarë, katër herë më shumë se vitin e kaluar.

Kërbobabiq tha se këtë vit do të mbështetet themelimi dhe zhvillimi i 70 kooperativave, dhe themelimi i pesë kooperativave komplekse të cilat do të mundësojnë fazën e përpunimit të prodhimeve bujqësore.

„Shteti në hapjen e kooperativave komplekse do të investoj deri në gjysmë milion euro. Presim që vetqeverisjet lokale të ofrojnë përkrahje logjistike për hapjen e këtyre kooperativave dhe të ndihmojnë të objektet egzistuese të kooperativave t`i vendosin në funksion. Nuk do të ndërtojmë ndërtesat e reja”, tha Kërbobabiq gjatë vizitës në Kooperativën Bujqësore “Zelena Zvezda” në Vinarcë afër Leskocit.

„Zelena Zvezda” është në mesin e 22 kooperativave të cilave shteti vitin e kaluar i ka dhënë të holla për blerjen e pajisjeve dhe mekanizmit.

“Vitin e kaluar për disa muaj në Serbi janë formuar 203 kooperativa. Kemi arrituar që ta zgjojmë ndërgjegjën për nevojat e shoqërive. Për prodhuesit bujqësor të cilët kanë pronësi mesatare dy e gjysme hektar, kjo është mënyra e vetme që të arrijnë hapin me tregun”, tha Kërbobabiq.

Ai paralajmroi se Qeveria e Serbisë në tri vitet e ardhshme në zhvillimin e koopartivave do t`i investoj 25 milionë euro.

„Kemi arritur deri tek pika që nëse dëshirojmë që t`i mbajmë në fshatra njerëzit të cilët merren me bujqësi, duhet që të formojmë kooperativat. Afër ¾ e numrit të përgjithshëm të banorëve jetojnë në fshat dhe ata njerëz meritojnë që t`i inkurajojmë me mjetet e caktuara”, tha Kërbobabiq.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака