Leskoc – Millan Kërbobabiq, ministër i ngarkuar për zhvillim rajonal, ka vizituar dje Rrethin Administrativ të Jabllanicës, ku ka mbajtur takim në kuadër të projektit të realizimit të Programit Përkatës për realizimin e masave të zhvillimit të barabartë rajonal të Serbisë.

Ky program realizohet përmes pjesëmarrjes së shtetit në inkurajimet ekonomiko-financiare për themelimin e kooperativa të reja dhe projekteve investuese të kooperativave egzistuese në vitin 2017, përkatësisht Rrethit Administrativ të Nishit, Topllicës, Pirotit, Jabllanicës dhe Pçinjës. Në kuadër të vizitës së Rrethit Administrativ të Jabllanicës është mbajtur takim në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e komunave Medvegjë, Bojnik, Vllasotincë, Leban dhe Cërna Trav, si edhe përfaqësuesit e kooperativave bujqësore dhe shoqërive kooperative të këtij rrethi.
Tema të takimit kanë qenë realizimi i programit të përkrahjes financiare të kooperativave bujqësore të Rrethit Administrativ të Jabllanicës dhe roli i njësisë së vetqeverisjes lokale në realizimin e tij.
Pas takimit, Kërbobabiq ka vizituar kooperativën bujqësore “Ylli i Gjelbërt” në fshatin Vinarcë, si edhe amviserinë bujqësore të kooperativëve Ivana Stamenkoviq.
Burimi: Politika, Danas dhe Trupi Koordinues