01.03.2026.

Archives




  • PANAIRI I POTENCIALEVE TË INVESTIMEVE

    PANAIRI I POTENCIALEVE TË INVESTIMEVE0

    Ftojmë të gjithë ndërmarrësit e interesuar nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medbegjës që të hënën më 25 mars, të marrin pjesë në prezentimin e konceptit për organizimin e “Panairit të potencialeve të investimeve”. Prezentimin dhe  mënyrën se si duhet të paraqiten për pjesëmarrje në Panair, do ta spjegojnë përfaqësuesit e Odës ekonomike të Sërbisë në komunat Bujanoc dhe Medvegjë.

    READ MORE
  • NJOFTIM PËR MEDIA – 20.03.2013.

    NJOFTIM PËR MEDIA – 20.03.2013.0

    Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 13 mars, me rastin e vizitës që u bënë zonave të përmbytura, u njoftuan nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, për situatën e krijuar kur në linjën administrative në vendin e ndaluar për kalime, patrulla e Ushtrisë së Sërbisë ka kapur disa persona duke tentuar bartjen e kafshëve përtej kufirit. Kryetari i Trupit Koordinues ka kontaktuar personat kompetentë në bazën ushtarake në fshatin Konçul dhe me atë rast është informuar për detajet e kësaj ngjarje.

    READ MORE
  • TRAJNIM PËR PRODHIMET BUJQËSORE ORGANIKE

    TRAJNIM PËR PRODHIMET BUJQËSORE ORGANIKE0

    Leskovc- Qendra për zhvillimin e rrethit të Pçinjës dhe të Jabllanicës  në gjashtë ditët  e ardhëshme organizon trajnimin nga fusha e prodhimeve organike bujqësore për pjesmarrësit e projektit “Përkrahja e prodhimit të ushqimit organik në jugun e Sërbisë”, të cilin e financon agjensia për zhvillim austriak ADA.

    READ MORE
  • PROBLEMI I TË RINJËVE NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

    PROBLEMI I TË RINJËVE NË KOMUNËN E MEDVEGJËS0

    Beograd – Problemet e të rinjëve në komunën e Medvegjës, në pjesën jugore të Sërbisë, janë të njejtë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, pa marrë parasysh në atë se a janë serbë apo shqiptarë, u tha  në tribunën, e cila është mbajtur në atë komunë.

    READ MORE
  • ZHVILLIMI I JUGUT TË SËRBISË PRIORITET PËR QEVERINË

    ZHVILLIMI I JUGUT TË SËRBISË PRIORITET PËR QEVERINË0

    Nish – Kryeministri i Qeverisë së Sërbisë Ivica Daçiq, pardje ka bërë të ditur në Nish se për Qeverinë e Sërbisë ripërtrirjet ekonomike dhe zhvillimi i jugut të vendit është njëri ndër interesat prioritare dhe strategjike, sepse vazhdimi i varfërisë dhe depopullimi i asaj pjese të shtetit mund të ketë pasoja katastrofale për Sërbinë.

    READ MORE
  • JUGU I SËRBISË NUK ËSHTË TEMË E BISEDIMEVE NË BRUKSEL

    JUGU I SËRBISË NUK ËSHTË TEMË E BISEDIMEVE NË BRUKSEL0

    Deklarata e shqiptarëve nga jugu i Sërbisë me të cilën kërkohet reciprocitet në pikëpamje të të drejtave, të cilat duhet t’t fitojnë serbët në veri të Kosovës, nuk do të gjendet në tryezën e bisedimeve në Bruksel, thotë Zoran Stankoviq. I vetmi dokument, i cili është bazë për bisedime është platforma e përbashkët e 25 shkurtit, tha Stankoviq.

    READ MORE
  • PËR RIPARIMIN E DËMEVE NGA PËRMBYTJET JANË NDARË 1,3 MILION DINARË

    PËR RIPARIMIN E DËMEVE NGA PËRMBYTJET JANË NDARË 1,3 MILION DINARË0

    Janë ndarë 1,3 milionë dinarë për fazën e parë të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, në Bujanoc dhe Preshevë. Janë kërkuar edhe gjashtë milionë dinarë, ndërsa pritet edhe ndihma e organeve kompetente shtetërore, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

    READ MORE
  • NË BUJANOC KANË RËNË DAKORD PËR QËNDRIMET, PËR TË CILAT DO TË DISKUTOHET NË BISEDIMET E ARDHSHME

    NË BUJANOC KANË RËNË DAKORD PËR QËNDRIMET, PËR TË CILAT DO TË DISKUTOHET NË BISEDIMET E ARDHSHME0

    Bujanoc – Shefi misionit të OSBE-së në Sërbi Peter Burkhard, ka lajmëruar se dje në Bujanoc me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva, janë dakorduar për qëndrimet, për të cilat do të diskutohet në bisedimet e ardhshme.

    READ MORE