Bujanoc- Policia në Bujanoc, me urdhër të prokurorit, ka urdhëruar në mbajtje deri 48 orë M. XH. (48) për shkak të dyshimit se ka goditur me shpullë policin e komunikacionit gjatë kryerjes së punës zyrtare,njoftoi MPB e Sërbis.
Incidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Tërnoc, gjatë kontrollit të rregullt, kur polici për shkak të shkeljes së kryer në trafik, ka ndaluar veturën që po ngiste djali i të dyshuarit.
READ MORENë qender të Bujanovcit filloi regullimi I sheshit.Punimet e shumta financohet nga buxheti komunal dhe me ndihmen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbis për komunat Preshevë,Bujanovc dhe Medvegjë me 30milion dinarë,sipërfaqja e cila do të marrë një pamje të re prej 7700m2.
READ MORENë 60 komuna në Serbi pothuajse të gjithë filloristët mbarojnë shkollimin, ndërsa në 55 komuna më shumë se 90 përqind e nxënësve. Situata më e vështirë është në komunën e Medvegjës, Cërna Travës dhe Meroshinës, ku shkollën fillore e kryejn më pak se 70 përqind e nxënësve. Në 15 komuna, në të cilat përfshihet edhe komuna e Gaxhin Hanit, kjo përqindje sillet nga 70 deri më 80 përqind, ndërsa në 37 komuna, në të cilat përfshihet komuna e Preshevës, në mes 80 dhe 90 përqind e nxënësve kryejn shkollimin fillor që kanë nisur.
READ MOREVranjë – Në territorin e rrethit të Pçinjës në vazhdë është velja e manaferrave. Prodhuesit nuk janë të kënaqur me çmimin, ndërsa edhe kvaliteti këtë vit është më i dobët përshkak të reshjeve, thonë në Shërbimin Këshillues Bujqësor. Suzana Jerkiq, inzhinjere e pemtarisë në shërbimin bujqësor, thotë se rendimenti mesatar për këtë vit ëshë 12 tonë për hektar.
READ MOREVranjë/Bujanoc/Preshevë – Në 13 lokacione në rrethin e Pçinjës dje herët në mëngjes ka filluar aksioni i ndërprerjes së rrymës për ata të cilët nuk e paguajn rrymën rregullisht si dhe ata të cilët e vjedhin, nw tw cilin merr pjesë edhe policia, ka deklaruar në Vranjë ministri punëve të mbrendshme Nebojsha Stefanoviq.
READ MORESipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Katalogu e teksteve të miratura në gjuhët e pakicave kombëtare për arsim fillor përmban 1.065 tituj të teksteve prej klasës së parë deri në të tetën – në gjuhën shqipe, boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, ruse, sllovake, ukrainase, kroate, çeke dhe të folurit bunjevas. Në Katalogun e teksteve në gjuhët e pakicave kombëtare për arsim të mesëm gjenden 230 tituj – në gjuhën boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, sllovake dhe kroate.
READ MORENish – Përshkak ngjarjeve të fundit në Kuvendin Kombëtar të Serbisë, kur me deputetët ka biseduar kryeministri Alleksandar Vuçiq, dhe borxhit të madhë të banorëve në komunat e jugut të Serbisë për mospagesë së energjisë elektrike, sot në Bujanoc do të qëndroj delegacioni i Elektrodistribucionit të Serbisë dhe Kompanisë Elektrike „Јugoistok Nish“. Arsye e kësaj vizite në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë janë faturat që nuk janë paguar për energji elektrike.
READ MORESOS telefon i Vranjës është duke realizuar fushatën “Nënshkruaj” në kuadër të projektit të Qendrës Autonome të Grave “Përpjekjet e përbashkëta – Drejt standarteve të reja europiane për mbrotjen e gruas në baza të dhunës gjinore”. Në fazën e dytë të kësaj kampanje, aktivistet e SOS telefon Vranje, në partneritet me OJQ nga Bujanoci, Zyrën për të Rinj në Bujanoc dhe vullnetarët/vullnetaret OJQ CRC (Qendra Resurse Civile) kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve, ndarjen e materialit informative dhe ngjitjen e pllakateve në qendrën e Bujanocit.
READ MOREPreshevë – Portali „Presheva.com“ ka shpallur konkurs për „selfie“ më të mirë veror. Redaktorët e portalit më të vizituar në gjuhën shqipe kanë ardhur deri te kjo ide interesante ashtu që të nxitin kreativitetin e lexuesve.
READ MOREFirmat kanadeze “Avala Risorsiz” dhe “Dunav Minerals”, kompani kanadeze të cilat gjenden në listën e Bursën e Torontos, kanë lidhur marrëveshje rreth integrimit. Këto dy kompani vetëm se kanë finansuar projektet hulumtuese gjeologjik vendore në Serbi, çka do të bëjnë edhe në periudhën e ardhëshme.
READ MOREVranjë – Elisa Salihi nga Tërnoci i Madh dje në qendër të këtij fshati fizikisht ka sulmuar ekipin e “Elektrodistribucionit” të Vranjës.
“Në këtë sulm Salihi me një shufër metalike ka shkaktuar lëndime të lehta dy punjonësve tanë, ndërsa me disa goditje ka dëmtuar edhe automobilin zyrtar “jugo” në të cilin kanë qenë anëtarët e ekipit tonë”, është vertetuar në “Elektrodistribucion”.
READ MOREMedvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka thënë se pjesa e madhe e banorëve në këtë komunë pasdite kanë pasur rrymë ndërsa uji nga dhjetë shtëpitë e përmbytur është larguar.
READ MORE